Kryeministri Edi Rama e cilëson një goditje të tmerrshme në themelet e vetë njerëzimit sulmin në spitalin e Gazës të ndodhur një ditë më parë, në të cilin ndërruan jetë mbi 500 persona.
Kreu i qeverisë shqiptare në një reagim në X, kërkon hetim të fakteve për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa thekson se kjo është përgjegjësi e padiskutueshme e detyrim i pashmangshëm i botës demokratike.
"Është thellësisht tronditëse të shohësh pamjet e goditjes me bombë të spitalit Al-Ahli në Gaza, ku qindra e qindra njerëz u masakruan e humbën jetën. Sipas ligjeve ndërkombëtare po edhe zakoneve të luftës, të sëmurët e të plagosurit, spitalet, personeli mjekësor dhe objektet e lëvizshme të kujdesit mjekësor nuk preken. Nuk ka asnjë justifikim, në asnjë rrethanë, për goditjen e infrastrukturës spitalore, civilëve dhe ekipeve mjekësore. Deklarata e kryeministrit Netaniahu se kjo masakër u krye nga vetë Hamasi është drithëruese, por nuk mjafton për ta ndarë të vërtetën nga pretendimet e palëve ndërluftuese. Prandaj të gjitha faktet e mundshme duhet të mblidhen dhe të provohet autorësia e kësaj goditjeje të tmerrshme në themelet e vetë njerëzimit", shkruan kryeministri.
Rama rithekson se Shqipëria dhe e gjithë bota demokratike është në anën e Izraelit në konfliktin e tmerrshëm me mijëra të vdekur që u tensionua më 7 tetor, pas sulmit terrorist të Hamasit.
"Hamasi është një kancer në trupin e njerëzimit, por kjo nuk mjafton as për t’i mbyllur sytë përballë pamjeve rrënqethëse të gërmadha të spitalit të bombarduar dhe as për t’u mjaftuar me deklaratën shumë tronditëse të kryeministrit të Izraelit. Në këtë luftë Shqipëria dhe e gjithë bota demokratike është e përcaktuar në anën e Izraelit të goditur barbarisht nga mizoria e terroristëve të Hamasit! Por bota demokratike duhet të jetë po ashtu garante e të vërtetës për qindra e qindra viktimat e spitalit të bombarduar në Gaza. Prandaj hetimi i fakteve për nxjerrjen e autorëve të kësaj vrasjeje masive dhe dënimi pa asnjë ekuivok i tyre është përgjegjësi e padiskutueshme e detyrim i pashmangshëm i botës demokratike ndaj mbarë njerëzimit", thekson Rama.
Kujtojmë se një ditë më parë, spitali Al-Ahli në Gaza u godit me raketë, duke shkaktuar 500 civilë të vdekur dhe qindra të plagosur. Spitali ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim kur ndodhi sulmi i rëndë, ende pa një autor.
Hamasi dhe Izraeli akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin, ndërsa ushtria izraelite ka publikuar një video të momentit kur raketa bie mbi spital, duke pretenduar se është një raketë palestineze. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur tre ditë zie pas sulmit.
E Ramazono, normal qe do flasesh keshtu e gjithmon ne mbeshtetje te çifuteve, sepse je dobic i sorrosit qe eshte kryecifuti. U shkaperdhefte kina nonat ju cifuteve
PërgjigjuTurp te te vije dordolec!! Njerezit kane sy e veshe dhe kuptojne kush masakron ke prej 80 vitesh.
Përgjigjuepo shyqyr; nje llaf tha ky LartMadheriaPsykoMinister filluan Komentuesat me tollona...hajdeni... dhe hani ndonje sulaqe e mbushni barkun o ju befsha por aman kur Komentoni mos pini coca cola se u ka pjerdhur trurin fare dhe nuk para Rilind me..., Izrael+USA = TERRORRIST...Rroft sulaqja
PërgjigjuBombardimet qe ben izraeli….ne shkollat ne spitale,, a thua sikur ata te hamasit fshihen ne spitale e shkolla. Izraeli synon te shkaterroje gazen kete synim ka ketu e 80 vjet. Rrofte populli palestinez!
PërgjigjuTi nuk do popullin tend do duash Izraelin!
PërgjigjuJe ti me izraelin, jo shqiperia
PërgjigjuKeshtu e vuan populli kur i jep voten krimineleve.
PërgjigjuHamasi eshte i deklaruar si organizate terroriste por,pergjigja e Izraelit kunder popullates civile eshte po aq kriminale.Kush mbyll syte para saj eshte bashkefajtor.
PërgjigjuTe mbizoteroje paqja kundra luftes
PërgjigjuPo o ram kulishi
PërgjigjuNje lufte qe duhet patjeter te perfundoje sepse ata qe e pesojne jane qytetaret
PërgjigjuNje sulm trondites per te gjithe boten
PërgjigjuKy është kapitalizmi, kurr nuk flet të vereten, vetem sipas interesava të dites, fol ashtu siç i ka hije Shqiptarit. Dënoje atë sulm qe bani izraeli te spitali, ky është holokausti 2023.
Përgjigju