Gjykata e Apelit ka hequr masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër, të cilët dyshohet se nuk ndaluan personin e paidentifikuar ( i dyshuar Ibrahim Lici) që ishte pjesë e masakrës së 30 tetorit 2024 me 4 viktima, mes tyre 2 qytetarë të pafajshëm.
Po ashtu, Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkodrës duke hequr edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.
Katër efektivët e dyshuar për shpërdorimin detyre do të hetohen në gjendje të lirë, me masë sigurie detyrim paraqitje.
Dy policët patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër u arrestuan më 20 nëntor 2024 nga AMP pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim.
I gjithë hetimi i AMP-së nisi pas publikimit të një videoje ku shfaqet një person që dyshohet se është Ibrahim Lici, pranë trupit të pajetë të vëllait Hamza Lici, ku aty gjendet edhe një polic i Shqiponjave.
Personi i tretë në makinën e viktimave, ende enigmatik e që mbeti i plagosur me 2 plumba në masakrën e Dobraçit, mendohet të ishte shënjestra kryesore e atentatorëve, mund të ketë lëvizur nga Shkodra në jugut të vendit, për t’u mjekuar.
Lajmi në përditësim…