Masakra me 8 viktima në Selenicë, shpëtuan vetëm tre djemtë që nuk ndodheshin në shtëpi (Detaje)

Masakra me 8 viktima në Selenicë, shpëtuan vetëm tre djemtë që nuk ndodheshin në shtëpi (Detaje)

Foto nga ngjarja

Dalin detaje të reja nga vrasja e 8 personave në Selenic të Vlorës, vetëm tre djem kanë shpëtuar nga familja Zyka. Tetë anëtarë te kësaj familje u ekzekutuan nga 24-vjeçari Ritvan Zykaj me kallashnikov. Mes viktimave janë dhe tre gra e dy fëmijë. Në vend kanë humbur jetën Demir Zylaj, Perri Zykaj, Besim Zykaj, Azem Zykaj, Afërdita Zykaj, Vasilika Zykaj si dhe dy fëmijët Sara Zykaj dhe Ledion Zykaj.

Kanë shpëtuar vetëm tre meshkuj të cilët nuk ndodheshin në shtëpi. Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, ndërsa nga familja e Azemit dy djem, njëri nga të cilët ndodhet në Greqi.

Edhe dy djemtë e tjerë që kanë shpëtuar nuk kanë qenë në banesë në kohën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. Njëri prej tyre punonte në një restorant në Vlorë.

Policia ka marrë urdhër të prerë ta ekzekutojë autorin nëse ai bën rezistencë.

Policia vijon kërkimet për të kapur autorin, por duhet theksuar se 24-vjeçari është bari dhe e njeh shumë mirë zonën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë