Ekzekutimi i tre personave në Fushë Krujë ka nxitur edhe reagimin e parë nga opozita ku kreu i Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj,  ka shkruar se shteti i është dorëzuar krimit. Alibeaj shton se asnjë ministër nuk mund të justifikohet pas kësaj ngjarjeje të rëndë. Për ngajrjen e rëndë ka reaguar edhe deputeti Ervin Salianji dhe ish kryeministri Sali Berisha. 

‘Vrasja e trefishtë në mes të rrugës nacionale në Fushë-Krujë, është prova e rradhës se shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave të cilat janë sponsorizueset më të mëdha të pushtetit të Rilindjes që me armë e para të pista blenë e grabitën votat e shqiptarëve.

Asnjë justifikim i asnjë ministri nuk vlen sot përballë pasigurisë së jetës së shqiptarëve. Bandat sot sfidojne haptas atë që mund të konsiderohet shtet, nuk njohin pushtetin e policisë duke e shndërruar Shqipërinë një vend nën pushtetin e terrorit kriminal.

Shqiptarët e kanë të qartë se kjo qeveri jo vetëm është përgjegjëse për llumin kriminal ku është zhytur vendi, sikundër segmente të saj janë bashkëpunëtore të afërta me bandat kriminale. Pas çdo skandali të kësaj qeverie fshihet nje bandit që është pasuruar me fonde publike. Pas çdo procesi elektoral fshihen banda që kanë blerë vota për llogari të Edi Ramës. Kjo situatë e rënduar por dhe e denoncuar rast pas rasti nga PD kërkon hetim të plotë dhe të thelluar të çdo krimi si i sotmi. Nuk duhet shumë për të kuptuar se tentakulat e pushtetit janë sot të shtrira në çdo ngjarje kriminale. Sikundër largimi i Edi Ramës që erdhi në pushtet dhe e mban atë me bandat është rruga e vetme për të shpëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë nga kriminalizimi. ‘- shkruan ai.

Tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës. Mesditën e kësaj të diele është  qëlluar mbi 60 herë me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një mjeti në lëvizje që për pasojë mjeti ka marrë flakë. Dyshohet se kemi të bëjmë për hakmarrje të grupeve kriminale.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka raportuar nga vendngjarja duke sjellë detajet. Pamjet e siguruara nga Report Tv janë nga momenti i parë i ngjarjes. Një prej viktimave ka dalë nga makina tip 'Volksëagen' por nuk ka shenja jete ndërsa dy persona të tjerë morën plagë të rënda dhe ndërruan jetë brenda makinës që digjej. Atyre i është bërë pritë mbi urën e Fushë-Krujës nga persona të maskuar që kanë dalë para automjetit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Atentati në Fushë-Krujë, Braimllari: Shteti nuk funksionon, Rilindja bashkëpronare me krimin

Një reagim për atentatin e Fushë-Krujës ka patur edhe nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i cili ka thënë se Rilindja është bashkëpronare me grupet kriminale.

‘Vendi nen pushtetin e krimit, shteti nuk funksionon pasi Rilindja është bashkëpronar ne llogarit e grupeve kriminale.

Siguria publike ne rrezik, forca parandaluese e policisë se shteti nuk funksionon.’- shkruan Braimllari.

Ora 17:46
Atentati në Fushë-Krujë, Berisha: Krim horror, ekzekutim mafioz

1658072799_1200x675cmsv248ffbfbe94225e1cbfcd4a8d28130fcf5676264.jpg

Atentati në Fushë-Krujë, reagon Berisha: Krim horror, ekzekutim mafioz

Për atentatin e Fushë Krujës ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili e cilësoi si krim horror në mes të Fushë Krujës

‘Rendi dhe siguria në duart e mafies. Krim horror, ekzekutim mafioz ditën për drekë i tre personave në mes të Fushë Krujës, dy prej të cilëve janë djegur në makinë. Policia ndiqte nga afër ngjarjen, duke vendosur gjoba disa metra më tutje. Sipas policisë, vrasësit largohen si gjithnjë në drejtim të paditur, me ose pa ndihmën e saj.

*Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Sipas deshmitareve qe kane pa TMERR me sy thone se;autoret kane qelluar me bresheri te dy automatikeve ne ecje paralel te makinave duke i lene te vdekur ne vend shoferin dhe posagjerin,pasi jane larguar per disa metra kane pa nga pasqyra qe nje person i tret doli nga makina e viktimave,atehere jane kthyer serish dhe e kane qelluar edhe personin e 3 per vdekje,dhe aty kane djegur edhe makinen,ndersa policia e rilindjes ka qene disa metra me tutje duke soditur krimin dhe gjobitur qytetaret! Nuk dihet roli i saj ne kete masaker por vendi i zgjedhur nga vrasesit flet vet. Viktimat e krimit horror jane D. Vata, B. Martini, B. Hoxha’- shkruan Berisha.

Ora 16:47
Atentati me tre viktima, Salianji: Ortakëria e qeverisë me krimin po sjell pasoja

1656667720_ervinsalianji.png

Ortakëria e qeverisë me krimin po sjell pasoja. Kështu e cilëson deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji atentatin me tre viktima në Fushë-Krujë.

Salianji shkruan se krimi po godet brutalisht dhe kudo, pa pasur frikë dhe se partneriteti dhe ortakëria e qeverisë me krimin po sjell pasoja çdo ditë.

“Krimi po godet brutalisht dhe kudo, pa pasur frikë, duke dhënë mesazhe dhe duke eliminuar cilindo që vendosin si target! Në mes të ditës, në një prej rrugëve kombëtare me më shumë lëvizje dhe në ditën më të ngarkuar! Ngjarjet janë të përsëritura dhe po krijojnë panik dhe ankth tek qytetarët! Partneriteti dhe ortakëria e qeverisë me krimin po sjell pasoja çdo ditë, kriminelët dhe banditët duhet të ndjejnë forcën më të ashpër të ligjit, shtypja e krimit të organizuar duhet të bëhet pa mëshirë, fokusi duhet të vendoset tek banditët jo tek të dobëtit! Punonjësit e thjeshtë të policisë kanë nevojë për mbështetje dhe vullnet, ne jemi me ta!”, shkruan Salianji.