Ekziston rreziku që protesta palestineze të zgjerohet tani në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor, pas Rripit të Gazës. Masakra e ndodhur në këtë enklavë, me numrin e të vdekurve që vazhdon të rritet (58 deri tani), në fakt e ka tronditur pjesën tjetër të komunitetit arab në Izrael.
Sot nga ana tjetër është përvjetori i Nakba-s, që njihet si “katastrofa” për arabët, eksodi kolosal i 700 mijë palestinezëve pas krijimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948. Dhe tre ditë zie janë shpallur nga Organizata për çlirimin e Palestinës për të kryer funeralet e viktimave të shumta të Gazës që do të varrosen gjatë ditës.
Mes tyre është edhe një e porsalindur, Leila al-Ghandour, 8 muajshe, e cila vdiq pasi u helmua nga gazrat lotsjellës në përplasjet mes forcave izraelite dhe protestuesve, që nga përllogaritjet ishin 40 mijë, në një fshat pranë murit që ndan Rripin nga kufijtë izraelitë, sipas asaj që bëri të ditur ministria palestineze e Shëndetësisë.
Turqia, e cila qe më e shpejta që reagoi ndaj vendimit të Trump në dhjetor kur presidenti Erdogan shkoi më 5 shkurt te Papa Françeksu si përfaqësues i botës myslimane, ka vendosur të thërrasë ambasadorët e saj në Uashington dhe Tel Aviv. Një masë, tha ai, që bëhet në shenjë proteste “për dhunën e kryer nga ushtarët izraelitë kundër protestuesve në Rripin e Gazës:, duke i konsideruar “Shtetet e Bashkuara bashkëpërgjegjëse”.
Recep Tayyip Erdogan ka shpallur gjithashtu tre ditë zie kombëtare në Ankara për palestinezët e vrarë. Udhëheqësi turk ka lajmëruar gjithashtu se të premten do të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm për çështjen e Linjdes së Mesme, dhe i ka kërkuar Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara që të zhvillojë një mbledhje urgjente për të diskutuar për situatën në Izrael.
Komente









Na vjen shume, shume keq per te vraret e te lenduarit. Nuk duam dhune e aq me pak gjak. Duam PAQE dhe enderrojme per te per dite. Por, per te thene te VERTETEN, Izraelit i takon ajo TOKE e lare me gjak e me shume e shume dhembje. Kanani eshte toka e çifuteve dhe vetem e atyre dhe Jeruzalemi eshte kryeqyteti i padiskutueshem i Izraelit. Dhe kjo DUHEJ te ishte bere shume kohe me pare.
PërgjigjuCfare dinte vajza 8 muajshe ne protesta !! ???
Përgjigju