BEOGRAD - Në Serbi sot është ditë zie kombëtare në nderim të viktimave të masakrës së djeshme në fshatin Velika Ivanca ku Ljubisha Bogdanovic vrau 13 persona. 60-vjecari në orët e para të mengjesit të djeshëm u fut në 5 shtëpi dhe qëlloi me armë zjarri 6 burra ,6 gra dhe një fëmijë.

Qeveria serbe ka shpallur ditën e sotme si ditë zie pas kësaj ngjarje tragjike ndërsa në deklaratë shpreh edhe ngushëllimin për familjet e viktimave dhe theksohet se është një humbje e madhe për familjet e të vrarëve, por edhe për Serbinë dhe qytetarët e saj.

Dita e zisë ka filluar mbrëmë në mesnatë dhe do të përfundojë sot në mesnatë. Në të gjitha institucionet serbe flamuri do të jetë në gjysmështizë ndërsa në ngjarjet sportive dhe kulturore do të mbahet një minutë heshtje.

Pasi ka kryer masakrën Ljubisha Bogdanovic tentoi edhe të vetvritej dhe policia thotë se gjendja e tij vijon të mbetet kritike.

Redaksia Online
(ad.ti/a.q/shqiptarja.com)