Efektivat e policisë së Beratit kanë lejuar që Kushtrim Guri, vëllai i viktimës Vladimir Guri që u ezkekutua me armë zjari nga Shëpëtim Dervishi, (ne foto) të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij dhe më pas ta arrestojë. Ka qënë ora, 10:30 e paradites së djeshme kur kurtezhi me në krye arkivolin e Vladimir Gurit, është nisur në drejtim të varrezave të qytetit të Poliçanit, ku pjesë e këtij kortezhi ka qënë dhe i shpalluri në kërkim nga policia e Beratit shtetasi Kushtrim Guri. Ky i fundit nuk është arrestuar në momentin e përcjelljes së trupit të pajetë për në banesën e fundit, por është lënë për tu ndaluar gjatë kthimit për në banesën e tij. Teksa, janë përmbushur të gjitha zakonet e një ceremonie varrimi, Kushtrim Guri gjatë kthimit për në banesën e tij, ka arritur ti shmanget vëmëndjes së policisë duke u larguar në drejtim të paditur. Mësohet se Guri, që akuzohet nga policia e Beratit për akuzën e "Dhunimit të kufomave" është larguar nga Poliçani në drejtim të lagjes "Kalluç", ku pasi ka qëndruar disa orë, është larguar sërisht duke u vetëdorëzuar në drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat. Gjatë marrjes në pyetje, Kushtrim Guri ka pranuar autorësinë e krimit ndërkohë që ka treguar se dhunimin e kufomës e kishte kryer nga gjaknxehtësia dhe se ka menduar se Dervishi ishte ende i gjallë, kur i ka prerë kokën me sharrë.Ndërkohë që ngjarja merr nota më të rënda, pasi dyshohet se Shefi i Sigurtisë Teknike në Kombinatin Ushtarak Vladimir Guri ishte me precedentë penalë dhe se e kishte fituar vendin e punës, pikërisht për aktivizimin e tij pranë LSI-së, që sipas opozitës, kjo forcë politike drejton kombinatin e Poliçanit.
Ceremonitë e varrimit
Ka qënë e trishtë dita e djeshme për banorët e qytetit të Poliçanit, të cilët nuk kanë nguruar të marrin pjesë në cermonitë mortore të të dy viktimave. Që herët në mëngjes banorët teksa shkonin për të ngushëlluar familjarët e viktimave nga njëra familje në tjetrën, kanë vërejtur masa të forta sigurie të marra nga ana e forcave të policisë, për shkak të hasmërisë të lindur mes dy familjeve. Të parët që kanë kryer lamtumirën e fundit për njeriun e tyre kanë qënë familjarët e viktimës Vladimir Guri, që kanë përshkuar rrugën nga shtëpia në lagjen "28 Nëtori", për në varrezat e reja që ndodhen në lagjen "Pirgas", në afërsi të spitalit. Rreth orës 10:45 minuta kortezhi me trupin e Gurit ka përshkuar këtë interval rruge duke kaluar fare ngjitur me shtëpinë e autorit të vrasjes Shpëtim Dervishi, ndonëse nga familjarët dhe të afërmit e këtij të fundit nuk ka pasur asnjë lloj reagimi. Pas përfundimit të ceremonisë mortore të Gurit, rreth orës 13:00 trupi i pajetë i ushtarakut Dervishi, është nisur nga familjarët e tij drejt varrezave të qytetit. Po të njëjtin ritual varrimi kanë kryer edhe për Dervishin, por në anën e kundërt pasi kjo lagje i kryen cermonitë mortore në varrezat e vjetra të qytetit në lindje të tij. Kështu të dy kortezhet u ka takuar që të kalojnë me trupat e viktimave për herë të fundit pranë njëra-tjetrës banesë dhe që të dyja familjet kanë ruajtur qetësin në momentin e kalimit të kortezhit.