Masakra në Cetinjë të Malit të Zi, shkon në 13 numri i të vdekurve, i mituri ndërron jetë në spital

Masakra në Cetinjë të Malit të Zi, shkon në 13 numri i të vdekurve, i mituri ndërron jetë në spital

Foto nga vendi i ngjarjes dhe autori që kreu krimin

Ka shkuar 13 numri i të vdekurve pas maskarës së ndodhur në Cetinje të Malit të Zi në ditën e parë të janarit.

Raportohet se 14 vjeçari i cili ndërroi jetë sot (9 janar) ndodhej në reanimacion që prej 1 janarit .

Në deklaratën e fundit të bërë nga Spitali thuhet se tre të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i katërti, është duke u trajtuar pas një plage me armë zjarri në kokë.

Krimi i rëndë ndodhi në tavernën "Velestovo" afër Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjës dhe mes viktimave ishte edhe pronari i lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Autori, Aco Martinoviç, qëlloi veten në kokë pranë banesës së tij, i rrethuar nga policia pasi ishte ndjekur prej orësh. 

Ndërkohë sipas ministrit Sharanoviçai ai ishte dënuar me një vit burgim me kusht në vitin 2005 për sjellje jo të mirë, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë. 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)