MALI I ZI - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Cetinjës, ku të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën pas një konflikti që përfundoi me të shtëna fatale. Mes të vrarëve, mediat malazeze raportojnë edhe për dy fëmijë. Ndërkohë që 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim. Ministri i Brendshëm thotë se stafi mjekësor po punon fort për gjendjen shëndetësore të 4 të plagosurve.
Sipas të dhënave fillestare të policisë, incidenti ndodhi në zonën e Bajices, në një tavernë, pas një sherri që nisi si një përplasje fizike.
I dyshuari kryesor, Aco Martinoviq, raportohet të ketë hapur zjarr pas konfliktit, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë. Autori siç bëhet me dije, ka vrarë pronarin e tavernës dhe më pas ka vrarë edhe dy fëmijët e tij. Sakaq, mësohet se vrasjet me armë, autori i ka kryer në 4 lokacione të ndryshme, përfshi edhe tavernën ku nisi gjithçka.
Autoritetet janë në kërkim të tij, ndërsa situata mbetet kritike. Njësitë speciale të policisë janë vendosur në terren për të vënë situatën nën kontroll dhe për të arrestuar autorin e krimit.
Policia ka apeluar qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të sigurt brenda banesave të tyre, ndërsa theksoi se ngjarja nuk lidhet me përplasje të grupeve të organizuara kriminale, por është një incident i izoluar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie vazhdojnë.
Sakaq, lidhur me këtë tragjedi qeveria ka shpallur 3 ditë zie dhe shumë aktivitete dhe koncerte të planifikuar për ditët e para të vitit janë anuluar.
Foto e autorit, Aco Martinoviq
Detaje të reja nga masakra në Cetinjë të Malit të Zi. Autori i masakrës Aco Martinoviq 42 vjeç, raportohet se ka vrarë 10 persona dhe plagosur 4 të tjerë. Gjithçka nisi në një tavernë pasditen e sotme, ku vrau pronarin e tavernës dhe fëmijët e tij. Aty thotë ministri piu gjithë ditën, më pas shkoi në shtëpi mori armën dhe nisi masakrën.
Më pas ministri i Brendshëm bën me dije se autori ka vrarë edhe në 3 lokacione të tjera. Ai gjithashtu shton se policia është në ndjekje të tij, teksa zona ku është fshehur është ngushtuar, ndërsa thekson se nuk ka armë me vete tani.
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajic ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Cetinjë ku 7 veta mbetën të vrarë pas një sherri në një tavernë. Autori i 7 vrasjeve dhe 4 plagosjeve Aco Martinoviq është ende në kërkimn nga policia.
Spajiç thotë se do mbahen 3 ditë zie dhe shumë aktivitete janë anulluar në këtë fillim viti në shtetin fqinj. Ndërkohë bëri dhe një thirrje publike për rekrutim shtesë në radhët e policisë.
Fjala e kryeministrit malazez:
Lajmi nga kryeqyteti mbuloi me të zeza vendin tonë. Ky akt i pakuptimtë shkaktoi pikëllim dhe hidhërim të pamasë tek secili prej nesh. Nuk ka fjalë ngushëllimi. Në komunikim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Drejtorisë së Policisë mora garanci se po bëjnë absolutisht gjithçka për të nxjerrë para drejtësisë autorin e këtij krimi të rëndë.
Ushtria e Malit të Zi do t'i bashkohet policisë në kërkim.
Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve sonte.
4 të lënduar rëndë ndodhen në QKGK ku kanë në dispozicion të gjithë kujdesin mjekësor në QKG, mjekët aktualisht po luftojnë për jetën në tavolinat e operacionit.
Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të shqyrtojmë urgjentisht të gjitha opsionet, përfshirë ndalimin e plotë të armëmbajtjes. Armët nuk duhet të jenë në rrugë dhe në duart e atyre që mund të dëmtojnë të tjerët.
Prandaj do të kërkoj nga drejtuesit e sapoemëruar të sektorit të sigurisë që nga nesër të ofrojnë zgjidhje për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë. Thirrja publike për rekrutimin urgjent të një numri shtesë policësh do të shpallet në ditën e parë të punës, pa pritur opinionin e KE-së dhe Këshillit të Evropës, kështu që urgjencën do ta shpjegojmë më vonë.
Edhe një herë i bëjmë thirrje të gjitha komunave që të anulojnë të gjitha koncertet sonte. Qeveria ka marrë vendim në seancë urgjente – nga nesër në vendin tonë do të jetë tri ditë zie.
Ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviq ka njoftuar sonte në mbrëmje se në tragjedinë në Cetinje ka humbur jetën pronari i restorantit "Velestovo" dhe disa anëtarë të familjes së tij.
Sharanoviq tha gjithashtu se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së Aco Martinoviqit, i dyshuar për kryerjen e vrasjeve.
“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim që të dyshuarit për këto vrasje t'i hiqet liria, disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë, të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, tha Saranoviq.
Shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë vdekur në një krim pasditen e sotme në Cetinje.
Policia ka mundur të gjejë automjetin e Aco Martinoviqit, të dyshuarit kryesor për masakrën në Cetinjë me 7 ta vrarë dhe 4 të plagosur.
Shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën pas masakrës së shkatuar nga Martinoviq i cili më pas u largua me automjetin e tij nga vendngjarja.
Autoritetet apelojnë qytetarët të qëndrojnë të kthjellët dhe në banesat e tyre të mos lejojnë persona të panjohur.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic, ka reaguar lidhur me masakrën e Cetinjës ku mbetën të vrarë 7 persona dhe 4 të tjerë të plagosur, pas një sherri banal në një tavernë që përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit.
Autori i këtyre vrasjeve Aco Martinoviq është në kërkim nga policia. Presidenti malazez ndjehet i tronditur nga kjo ngjarje dhe shpreh ngushëllimet për humbjet e jetëve.
'Në vend të gëzimit festiv, trishtimi për humbjen e jetëve të pafajshme varej mbi Kryeqytetin tonë dhe gjithë Malin e Zi. Jam i shtangur dhe i tronditur nga kjo tragjedi që ka mbështjellë në të zezë Cetinjen tonë, familjarët dhe miqtë e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Lusim dhe shpresojmë për shërimin e të gjithë të plagosurve. Mendimet tona sonte janë me familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe qytetarët e Cetinjës. I gjithë Mali i Zi ndjen dhe ndan dhimbjen tuaj.'
Umjesto praznične radosti, nad našom Prijestonicom i cijelom Crnom Gorom nadvila se tuga zbog gubitka nevinih života.
— Jakov Milatovic ???? (@JakovMilatovic) January 1, 2025
Zaprepašćen sam i potresen ovom tragedijom koja je zavila u crno naše Cetinje, porodice i prijatelje stradalih kojima izražavam svoje iskreno saučešće.
Molimo…
Aco Martinoviq
Policia e Malit të Zi ka publikuar fotografinë e Aco Martinoviqit, të dyshuarit për një krim të rëndë në Cetinje, ku raportohet se ka vrarë të paktën shtatë persona, përfshirë edhe 2 fëmijë.
Sipas njoftimeve zyrtare, pas kryerjes së krimit në një ambient mikpritës, Martinoviq është larguar i armatosur nga vendngjarja. Policia ka paralajmëruar publikun se i dyshuari është i armatosur dhe shumë i rrezikshëm, ndërsa operacionet për kapjen e tij janë në vazhdim.
Autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e Martinoviqit, duke theksuar rëndësinë e shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë për shkak të rrezikshmërisë së lartë të tij. Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të këtij krimi vazhdojnë.
Qeka nga martinajt!
PërgjigjuNe cdo vend kur ndodh nje krim policia nxjer foton e autorit kur e di se kush eshte kurse te ne as qe behet fjale fare shkruajne vetem inicialet sepse duan qe ti ruajne anonimitetin
Përgjigju