Në deklarata e tyre ata janë shprehur se nuk i kanë parë autorët: “Nuk kemi parë asgjë, pasi u shtrimë në tokë për tu mbrojtur”, - mësohet të jetë shprehur njëri nga anëtarët e fisit Capja pasi ka dalë nga reanimacioni në Spitalin Universitar të Traumës.
Të pyetur nga policia në lidhje me sulmin, ata nuk kanë pranuar të japin përgjigje të tjera, dukë thënë se e kishin shumë të vështirë edhe për shkak të plagëve të marra.
Ora 12:00 Rëndohet gjendja shëndetësore e 23-vjeçarit Arnold Çapja, transportohet në Tiranë
Në spitalin e Traumës është transportuar nga Elbasani edhe i plagosuri Arnold Çapja pas gjendjes së rënduar që paraqiti nga plagët e marra. 23-vjeçari sipas mjekëve ka marrë 3 plumba në shpinë. Ai është djali 23 vjeçar i Agron Çapes i cili mbeti i vrarë i vrarë nga atentati i së mërkurës në një loka në Elbasan si pasojë e hasmërisë
Ndërkohë në Spitalin e Traumës gjendja e të plaogursve është stabilizuar, përveç Luan Mucës i cili ende është në rrezik për jetën.
Një masakër me tre të vrarë e 8 të plagosur tronditi të mërkurën mbarë opinionin publik. Vrasjet e ndodhura për shkak të konflikteve të nisura 10 vjet më parë i morën jetën një anëtari të fisit Capja , i cili ka një histori hasmërie me fisin Mema në Elbasan, ndërsa mbetën të vdekur edhe dy persona të tjerë që ndodheshin me të. Autorët ende të paidentifikuar, qëlluan me 65 plumba nga tre kallashnikov në drejtim të lokalit në pronësi të Agron Çapjas, dhe u larguan me makinë.
Redaksia Online
( s.m/Shqiptarja.com )