SHBA - “I gjithë vendi po mendon për ta”, është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama, për viktimat që humbën jetën gjatë një sulmi në një shfaqje të filmit ‘Batman’ në Aurora të Kolorados, ndërsa ka takuar familjet e viktimave dhe të mbijetuarit në spitali. Ai tha se ndan me ta përqafimet dhe lotët, ndërsa shtoi se “nga errësira do të mbërrije dritë”.
Presidenti Obama tha vizita e tij ishte më shumë si një baba dhe bashkëshort sesa si një president, sepse çdokush e di mirë se sa e dhimbshme është situata.
‘I gjithë vendi është duke menduar për familjet e viktimave. Ju e shihni sesa njerëz të rinj kanë mbërritur gjatë orëve të fundit. Papritirur sytë e tyre janë të hapura dhe vigjilent, ata po flasin dhe ju kujtojnë ju si edhe në ditët e errëta…jeta vazhdon’, është shprehur presidenti Obama ndaj tragjedisë.
Nga ana tjetër, Barack Obama edhe kandidati republikan për president Mitt Romney kanë reduktuar fushatat e tyre pas sulmit në Aurora duke hequr reklamat në Kolorado në respekt për viktimave dhe familjet e tyre.
James Holmes, 24 vjeç, u arrestua në lidhje me sulmin në të cilin u vranë 12 persona dhe humbën jetën 58 të tjerë. Holmes është akuzuar se ka hapur zjarr gjatë një shfaqjeje që transmetohej në mesnatë brenda një kinemaje. Ai aktualisht po mbahet në qeli dhe raportohet se nuk po bashkëpunon as në prani të avokatëve.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com