Masakra në Krushë të Madhe/ Rama: Lulëzim s'po ta kërkoj unë, por dëshmitarët hesapin!

Masakra në Krushë të Madhe/ Rama: Lulëzim s'po ta kërkoj unë, por dëshmitarët hesapin!

Kryeministri Edi Rama ka apeluar edhe një herë në drejtim të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me akuzat për rolin gjatë luftës së Kosovës.

Pas deklaratave Milaim Bellanicës, që filmoi 22 vite më parë masakrën e serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe, se kasetën ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës, Rama ka reaguar serish duke i kërkuar Bashës që t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër

"Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën, po vetë heshtja e tij e gjatë, shmangia nga ballafaqimi me pretendimet e palëve të tjera, sharjet në vend të shpjegimeve dhe mosshpjegimet e tij, përballë fakteve dhe dëshmive nga organizata e individë krejt të besueshëm, e kanë kthyer Lulëzimin në një të akuzuar, që sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë duket në sytë e publikut!

Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?! Sepse Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët", shkruan Kryeministri në postimin e tij në Facebook.


Lajmi kryesor:

Masakra në Krushë të Madhe/ Rama: Lulëzim s'po ta kërkoj unë, por dëshmitarët hesapin! Basha: Trillime dhe gënjeshtra se ekonomia është në kolaps


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT