Masakra në Krushë të Madhe/ Rama: Lulëzim s'po ta kërkoj unë, por dëshmitarët hesapin! Basha: Trillime dhe gënjeshtra se ekonomia është në kolaps

TIRANË- Vijon debati politik në vend për rolin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në luftën e UÇK dhe hetimet për krimet e luftës.

Pas akuzave të rënda ndaj Milaim Bellanicës, që filmoi masakrën e serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe, se kasetën ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës, Kryeministri Rama i ka kërkuar serish sot Bashës që t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse ia kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër.

Nga ana e tij kreu i PD-së i ka quajtur trillime dhe gënjeshtra. Në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, Basha tha se e gjitha është e orkestruar nga qeveria me qëllim të që zhvendosin fokusin nga ekonomia, që sipas tij është në kolaps.

Në këtë debat është përfshirë edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila në të njëjtën linjë me z. Basha i ka konsideruar akuzat si një çështje që nuk ekziston, çështje të cilën Rama po e përdor për të shmangur vëmendjen e qytetarëve nga problemet e mëdha që po kalojnë.

Pas daljes përpara gjykatës Speciale të Hagës së ish- luftëtarëve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte, vëmendja është rikthyer edhe te kryedemokrati Lulzim Basha. Një nga dëshmitarët kryesor të një prej masakrave më të mëdha, asaj në Krushë të Madhe, Milaim Bellanica ka filmuar momente nga ekzekutimet e fjalimet e serbëve dhe këtë kasetë ia thotë ka dorëzuar Bashës kur ishte punonjës i UNMIK, por ai e zhduku. Ka qenë fillimisht kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili i kërkoi Bashës që ta publikonte këtë kasetë, pasi ishte një provë shumë e rëndësishme për vendosjen e drejtësisë në Kosovë. Ndërkohë, për rolin e Bashës në luftën e Kosovës ka folur edhe ish- komandati i UÇK, Latif Gashi i cili ka deklaruar se kryedemokrati e ka arrestuar dhe edhe pse ka qenë me maskë ai e ka njohur. Nisur nga këto deklarata të dëshmitarëve, kryeministri i kërkon që të dalë të sqarojë pozicionin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:40
Përplasja mazhorancë-opozitë për Krushën e Madhe, PAA: Verbëri politike kundër Kosovës në një kohë COVID-i

Në mesin e akuzave politike mes mazhorancës dhe opozitës mbi çështjen e masakrës në Krushën e Madhe, ka reaguar dhe Partia Agrare Ambientaliste.

Kreu i partisë, Agron Duka thotë se këto shpifjet e kryeministrit Rama në një kohë kur vendi po përballet me rritjen e viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi janë imorale dhe verbëri politike kundër Kosovës.

Ai thotë se të sajosh shpifje për një kasetë e cila është publike në të gjitha mediat ndërkombëtare tregon se sa rëndë është prekur mazhoranca nga virusi i shpifjes.

"Shpifjet e Ramës kundër Bashës  shpirtkeqësi personale, miopi dhe verbëri politike kundër Kosovës dhe shqiptarëve. PAA shpreh shqetësimin se në kushtet kur vendi përballet me rritjen e viktimave nga pandemia, papunësia dhe varfëria, Rama është prekur rëndë nga virusi i shpifjes, mungesës së moralit dhe integritetit njerëzorë dhe politik. Të shpifësh kundër liderit të  opozitës pse të kritikon për paaftësi dhe të sfidon me propozime konkrete kundër pandemisë dhe varfërisë, është jo vetëm paaftësi dhe dashakeqësi.  

 Të vazhdosh ti shërbesh armiqve të shqiptarëve edhe kur Serbia kërcënon për konflikte me Kosovën si ai midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, të sajosh shpifje për një kasetë e cila është publike në të gjitha mediat ndërkombëtare, të keq-përdorësh taksat e shqiptarëve  për fushata shpifëse kundër kundërshtarëve dhe konkurrentëve politikë, kuptohet lehtësisht se sa të sëmurë rëndë janë Ramës&CO që vetëm dëm po i bëjnë përditë më shumë shqiptarëve dhe Shqipërisë" - thotë Duka.

Ora 12:38
Akuzat për Bashën/ Rama: S'ka lidhje për zgjedhjet apo që të përfshijmë Kosovën në fushatë! Dil shpjegohu, mos nxirr partinë

Kryeministri Edi Rama në konferencën që në fokus ka pasur ekonominë, nuk i ka shpëtuar pyetjeve mbi kryedemokratin Lulzim Basha dhe rolin e tij për akuzat gjatë luftës së Kosovës. Rama ka përsëritur deklaratën e tij në drejtim të Bashës që të dalë të shpjegohet, teksa e cilësoi si absurde që Basha nxjerr partinë që t'i dalë në mbrojtje. Ai tha se këto akuza, që nuk i bën ai, nuk bëhet për fushatë.

"Një përfaqësues i një familje, i një ndërrmarje, i një organizate, i një medie dhe për më tepër një përfaqësues i një numri të caktuar qytetarësh dhe aq më shumë akoma përfaqësues akoma i një partie politike që për më tepër pretendon të qeverisë vendin, ka një detyrë të patjetërsueshme, të mbajë qëndrime dhe të shikojë në sy njerëzit dhe të thotë atë që i takon në raport me çështje të caktuara dhe me çështje që lidhen me të, nuk po flasim për jetën private, por po flasim për një detyrim shumë të thjeshtë që një lider, një drejtues ka, të shpjegohet dhe patjetër që në këtë rast jam aspak i dëshiruar që këto akuza, që nuk i bëj unë, por që i bëjnë dëshmitarë që unë as i njoh, të jenë të vërteta, por është detyrim i patjetërsueshëm, nuk bëhet duke sharë mua e as teori konsipriacioni, as duke heshtur apo duke nxjerrë partisë, unë i them shpjegohu. Në PS në kohën që e ka drejtuar PS, ka mbajtur një qëndrim që bie ndesh me interesin kombëtar, dhe nëse ju më pyesni mua unë kam për detyrim që të mbaj qëndrim se është PS. Dhe PD në qeveri kanë votuar rezolutën e Këshillit të Europës mbi bazën e raportit të Dick Marty, ndërkohë që ne e kemi votuar kundër. Pse, mund të ketë argumente, pse e votuan, ta thonë, këto janë thjesht dhe vetëm në funksion të detyrës që unë kam, të gjitha të tjerat që kjo po përdoret për zgjedhje, që po përfshihet Kosova në fushatë, janë dokrra, që nuk kanë lidhje me arsyen se përse ne ngremë këtë çështje, nuk mund 'i bëj bisht nevojës për të dalë dhe për të thënë kam qenë këtu, kam bërë këto, kam pasur këto arsye. Por kjo nuk bëhet që këtu ka një konsiparion të Ramës, që Rama kështu bën gjithmonë, se ca bën Rama këtë nuk e gjykon Basha në kushtet kur duhet të shpjegojë ca ka bërë ai, jo unë. Është elementare, kështu funksionon në të gjithë botë, llogaridhënia para njerëzve e dikujt që do të drejtojë vendin, nuk do ti ta dish se çfarë mendon Basha nga A-ZH, pavarësisht se ca thotë Rama dhe kjo është arsyeja se përse unë ngre këtë çështje, është karakteri i lidershipit që testohet dhe është para njerëzve, e pamundur që një drejtues të mos ketë këtë tipar të karakterit, që të përballet me çështjen që ka interes publik, dhe jo më me  atë që ka të bëjë me të, unë këtë tipar mbase e kam të ekzagjëruar, të bëjë unë PS që të nxjerrë logon për të bërë atë që duhet të bëjë unë...Shmangia e vazhdueshme për t'u përballur me to nga akuzat apo kundër akuzat mbi ata njerëz që nuk e kuptoj se ca arsye mund të kenë ato njerëz që i drejtohen Bashës, pse nuk i adresohen diku tjetër", tha Rama.

Ora 12:03
Deklaratat e kryetarit të PD/ Përgjigjet këshilltari i Ramës: Vetëm mohon akuzat, sqaro pozicionin tënd

Deklaratave të Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se akuzat për rolin e tij gjatë luftës së Kosovë janë trillime dhe gënjeshtra, i është përgjigjur Këshilltari për Mediat i kryeministrit Rama, Endri Fuga.

Ai shkruan se Basha gjen kohë për të folur për ekonominë dhe pandeminë por jo 5 minuta për të folur për veten.

“Flet për ekonominë e për pandeminë dhe shumë mirë bën që flet. Po 5 minuta për të sqaruar pozicionin e vet si nuk i gjeti xhanëm? Se ky vetëm mohon, edhe ç’thotë ish shefi i vet, edhe ç’thonë dokumentet ku ka punuar, edhe ç'thonë dëshmitarët. Të gjithë gënjekan, përveç Lulit”, shkruan Endri Fuga.

Ora 11:37
'Sqaro rolin tënd për akuzat gjatë luftës së Kosovës'/ Basha- Ramës: Trillime dhe gënjeshtra

Trillime dhe gënjeshtra i quan kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzat e ardhura në drejtim të tij lidhur me rolin që ka pasur gjatë luftës së Kosovës. Në përgjigje të kryeministrit Edi Rama, Basha tha se e gjitha është e orkestruar nga qeveria me qëllim të që zhvendosin fokusin nga ekonomia, që sipas tij është në kolaps.

"Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.

Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj!

Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë", shkruan Basha.

 

Ora 11:35
Masakra në Krushë të Madhe/ Rama: Lulëzim s'po ta kërkoj unë, por dëshmitarët hesapin!

Kryeministri Edi Rama ka apeluar edhe një herë në drejtim të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me akuzat për rolin gjatë luftës së Kosovës.

Pas deklaratave Milaim Bellanicës, që filmoi 22 vite më parë masakrën e serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe, se kasetën ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës, Rama ka reaguar serish duke i kërkuar Bashës që t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër

"Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën, po vetë heshtja e tij e gjatë, shmangia nga ballafaqimi me pretendimet e palëve të tjera, sharjet në vend të shpjegimeve dhe mosshpjegimet e tij, përballë fakteve dhe dëshmive nga organizata e individë krejt të besueshëm, e kanë kthyer Lulëzimin në një të akuzuar, që sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë duket në sytë e publikut!

Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?! Sepse Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët", shkruan Kryeministri në postimin e tij në Facebook.

K.T./er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/11/2020 01:35

    Z.Basha me kujton nje histori treguar nga stergjyshja ime ndodhur ne kohen e L.II.B.Nje dite ne qytetin ku ajo banonte erdhi nje autokolone gjermane .Ushtaret e thjeshte u futen me force neper shtepiat e banoreve dhe pasi i kontrolluan e i bastisen ,i perdoren si vende ku kaluan naten.Nje skuader u fut dhe ne shtepine e stergjyshes time dhe pasi e kontrolluan,e bastisen,vune nga nje mitraloz ne cdo dritare.Vone ne darke, gjermanet donin te flinin dhe njeri i kerkoj stergjyshes time tu bente gati shtrojet,por nuk po merreshin vesh pershkak te gjuhes.Me gjermanet ishte dhe nje ballist,i veshur gjysem gjermance,i veshur shume mire,jo sic paraqiten zakonisht ne filma.Ballisti u fut si ndermjetes ne bisedim,por ne fillim u perpoq shume ,qe te mos kuptohej qe ishte shqipo,ne fund, kur e pa qe komunikimi mes gjermanit e stergjyshes kishte ngecur ne vend numero,dha,dha,dhe <<u dorezua>>.Stergjyshja ime i tha atehere: <<-Po ti fol more djale,qe keta duan te flene,se s'po ju kuptoja.Ku kishe qene me pare?!>> Ja dhe Basha si ai perkthyesi ballist po me duket,qe nuk do qe ta pranoje per cilin ka punuar.

    Përgjigju
    • Arbëri: 18/11/2020 10:20

      O vlla ky ka punuar për ate që më shumë ka paguar, ky Luli ka qen i shitur këmb e kok te serbi!

  • Bert Cheing Gum: 17/11/2020 23:00

    Po bi Faja nga fiku e Po e ha zdromsi si top llastiku , jarninaa jarniii hopaa ene saja e hongri te gropa .... 1mln ashtu do merni dersa te ripilleni me verte .

    Përgjigju
  • Akrepi: 17/11/2020 20:52

    Po tani qe foli Isa Mustafa , a do ti lepini ato qe peshtite ??!!.. Po shkrimet pse si botoni , more zoterinj te varur nga gjuha ..

    Përgjigju
  • Kacidhe: 17/11/2020 16:54

    Po ku te dale Lulush Bibilushi ben shurren ne breke i ngrati

    Përgjigju
  • beni: 17/11/2020 15:34

    nuk ka perplasje mazhorance-opozite, por ka akuza nga Rama drejt Bashes dhe kaq. Rama kerkon te ngrenje nje ceshtje nga hici per te hgeq vemendjen nga deshtimet enjepasjeshme te tij. kaq kjo eshte e vertteta dhe jhuve i sherbeni ne maksimun oer te bere pkete gje

    Përgjigju
    • Endri: 17/11/2020 20:37

      Nga hici?!! Deshtimet e Rames?!! Ti duhet te jesh vete LB qe shkruan keto, s’ka mundesi tjeter

  • Mali: 17/11/2020 15:29

    Trego krimet e tua o malok i poshter dibran,,,kete keni ne gjsk ju maloket te vrisni,,vidhni diten dhe te qani naten...

    Përgjigju
  • Shpellari nga tropoja: 17/11/2020 15:12

    Oi ti ela zotikm redi ardi akrepi ......ini te gjith per te qar hallin o pjestar te shpelles ....te fala lul tradhetarit

    Përgjigju
  • Ela: 17/11/2020 13:22

    Sipas ketyre gjasave, kushdo qe ka punuar me te huajt si perkthyes, eshte tradhetar dhe spiun. Pra edhe vete Rama. Qe ka qene perkthyes per ca italiane pas viteve 90, kur dhe eshte arrestuar per kundershtim te policise. Vete mediat e kane publikuar dhe personi se ka mohuar. Mbase Bollino i kushton nje artikull nga ato te "pavarurit".

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 17/11/2020 13:12

    Glasa politike shqiptare ka gjet pune dhe gerr-verr......

    Përgjigju
  • Zoti km: 17/11/2020 13:04

    Me keto histori e tema te dala boje diskretitohesh cdo minute e me shume. Te ka dale boja si asnje kryeministri ne keto 30 vjet. Je bere turpi botes edhe ne surrat e reflekton 100 km larg. Shporru se e lodhe kete milet qe ka ngelur ketu.

    Përgjigju
  • Redi: 17/11/2020 13:01

    Cfare kryemimistri kemi, komplet klloun. Ne nuk ka rendesi per cfare votojme por te pakten te jete minimumi njeri, i edukuar di qe di te komunikoje me etike.

    Përgjigju
  • AKREPI I KANALEVE TË ZEZA: 17/11/2020 12:11

    O AKREP O KOSOVAR IDJOT TI SE KE IDEN KUSH ËSHTË SHQIPRIA E DISKUTON PËR SHQIPRIN.PO DISKUTO MOR LAPER PËR KOSOVËN TËNDE MOS NA JEP MEN NE SHQOPTARVE. E SA PËR ROGAT E PENSJONET NUK I KA BËR EDI RAMA PO KTO PENSJONE I BËRI QENI BASTARD MAL8K SALMUT QË SLA UZIN E FABRIK PA SHKATRUAR. SE SALMUTI ËSHTË TRADHTAR I KOMBIT SHQIPTAR ËSHTË SPIUN I NDYR I SËRBOT O JARANI AKREP MUTI.

    Përgjigju
    • Ardi: 17/11/2020 13:34

      E presim nga ty te bejme shqiperi po qe e shan ate shqiptare ne kosove ti je nje poshtersire e mbeshtetjes se serbit se ti patriot i bythes perse nuk shkove te hidhje nje plumb kunder pushtuesit serb ne gjysmen e atdheut tende. Por keshtu eshte kur nuk di histori. Se komunistet e leshit (ju kerkoj ndjes komunistave te vertet) e ndertuan historin mbi baze te gjenjeshtrave dhe spekullimit.

  • Akrepi: 17/11/2020 11:32

    Po nukse rrezohet godina me shpifie , forca e ketyre thashethemeve zgjat vetem disa minuta . Mos humbni respekt nga populli me brrockulla . Sado tju mbrojne besniket e partise , ju ja beni vet te keqen vetes . Pushteti mbahet me pune , njsoj per te gjithe , jo ca te partise e ca armiq te klases - popullit . Nuk hiqni dore nga idete e doktrines komuniste . Por tani kufijte jan te hapur dhe nukse e ke shansin qe ta detyrosh popullin , te haje bar , ata qe nuk mund te levizin nga istikami le te han bar , se me 100 evro pension dhe 150 evro rroga e punetoreve , si dhe me 30 evro ndihma sociale , per ato pak familie , nuk na miaftojne as per buke that . Pushteti kerkohet apo mbahet , kur e keni mundesine ta coni ne perparim , jo per ta shfritezuar , si ngjer me sot .

    Përgjigju
  • Igor: 17/11/2020 11:17

    Kaseta iu doreza Serbve se ata paguan shuma te medha qe mos te del ne shesh gjenocidi i tyre dhe mbasandej i ra ne dore Karla del ponte nji prokurore anti Shqiptare,dhe pro Serbe ,pra per te detiruar Bashen ta trgoj te verteten duhet te perdoret menyra E hetimit te STALINIT dhe dy dakikash dota tregoj te verteten.

    Përgjigju
    • Europ: 17/11/2020 17:02

      Nuk ka krim me te madhe se tradhetia . VERTETOJE QE NUK JE TRADHETAR O BUKE SHKELS.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK