Masakra në Malin e Zi, Policia pranon dështimin: Në momentin e vrasjeve, në qytet ishin vetëm 9 oficerë

Masakra në Malin e Zi, Policia pranon dështimin: Në momentin e vrasjeve, në qytet ishin vetëm 9 oficerë

Cetinje, Mal i Zi

Në momentin kur u raportua për të shtëna dhe të plagosur në një lokal në Cetinje në qytet nuk kishte më shumë se nëntë policë. Këtë e thotë e përdtishmja Vijesti e cila ka arritur të sigurojë detaje të tjera nga mbrëmja e përgjakur në Mal të Zi në ndërrimin e viteve.

Sipas Policisë një njoftim i gabuar në sallën operative i ka mundësuar vrasësit të kryejë 12 vrasjet brenda gjysmë ore. Policia pranon se nuk është bërë mjaftueshëm për rregulloret, procedurat, pajisjen dhe personelin e policisë me një numër të mjaftueshëm të oficerëve të krimit në Medovinë.

Kur u raportua në polici  të mërkurën e 1 janarit në orën 17:26 se ka pasur të shtëna në një tavernë në Cetinje dhe se ka disa të plagosur, tre patrulla policore, një inspektor operativ, një oficer në shërbimin dhe një burrë në detyrë janë vendosur në qytet, ka thënë drejtuesi i policisë Lazar Shçepanoviç.

Kjo do të thotë se në ditën e parë të janarit kryeqyteti ruhej nga maksimumi nëntë police. Shçepanoviç tha se ishte planifikuar që përforcimet të mbërrinin në Cetinje nga ora 18:00, por për këtë ishte rënë dakord para tragjedisë.

Ngjarja ishte e vështirë të zbardhej nga policia pasi kronologjikisht krimet e kryera nga Aco Martinovic, u kryen në vende të ndryshme dhe brenda 35 minutash. Nga sulmi i armatosur i tij, mbetën 12 të vdekur dhe 4 të plagosur.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

4 raste dhune në familje në Tiranë, 4 të arrestuar

4 raste dhune në familje në Tiranë, 4 të arrestuar