Masakra në rrugë, në 5 vite
humbën jetën 1 742 persona

TIRANE- Të dhënat ndër vite në lidhje me aksidentet rrugore në Shqipëri, tregojnë se siguria rrugore në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar. Nëse do t’u përmbahemi statistikave zyrtare të publikuara nga viti 1991 e deri vitin e kaluar, rezulton se numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri arrin në 20 mijë, nga të cilat janë lënduar lehtë rreth 15 mijë persona, plagosur rëndë rreth 8 mijë vetë dhe kanë vdekur mbi 7 mijë vetë.

Gjatë 5 viteve të fundit në Shqipëri janë plagosur rëndë 5108 persona dhe kanë humbur jetën 1742 të tjerë. Në mënyrë për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje Ministria e Trasnportit, jo shumë kohë më parë, propozoi një sërë masash që do të ndikonin në rritjen e sigurisë në rrugë.

Viti 2013
Nëse do ta krahasonim me standardet e vendeve të zhvilluara,  bilanci i aksidenteve rrugore për vitin 2013 në raport me popullsinë është katastrofik. Sipas statistikave të Transportit, në vitin 2013 kanë ndodhur 2075 aksidente rrugore, ku 295 persona janë vrarë (nga këta 237 meshkuj e 58 femra), 478 persona janë plagosur rëndë (nga këta 388 meshkuj e 90 femra) dhe 2025 janë të plagosur lehtë, ku një pjesë prej tyre do të jetë me aftësi të kufizuara për pjesën tjetër të jetës së tyre, në disa raste, duke rezultuar në vështirësi financiare për familjet e tyre.
 
Sipas muajve
Vitin e kaluar, muajt që kanë pasur me shume aksidente rrugore, sipas statistikave të Transportit kanë qenë muajt qershor, korrik dhe gusht. Këto përkojnë me pushimet e verës kur rrugët tona kanë një fluks më të madh, duke qenë se ka shumë emigrantë, që vijnë në Shqipëri me makinat e tyre. Vetëm në këtë 3-mujor të vitit 2013 kanë ndodhur 620 aksidente. E thënë ndryshe, kjo shifër përbën rreth 30% të të gjitha aksidenteve të vitit 2013. Gjithashtu gjatë muajve të verës aksidentet fatale kanë rezultuar të jenë 82 ose rreth 32% e të gjitha aksidenteve fatale të vitit 2013.
 
Sipas moshës
Qytetarët e grupmoshës 24-44 janë ata që kanë pësuar më shumë aksidente fatale në rrugë gjatë vitit 2013. Gjithashtu, vitin e kaluar kanë humbur jetën, për shkak të aksidenteve rrugore, 21 fëmijë.


Shkrimi u publikua sot (09.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi