Shkoder- Policia e Shkodrës është rikthyer sërish në skenën e krimit ku një ditë më parë u vranë në një atentat mafioz Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtar i rastit. Deri tani, Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërkohë që ka marr në vëzhgim edhe automjetin e djegur në fshatin Golem.
Ky person, ende i paidentifikuar, dyshohet se ishte i treti në makinën e viktimave ku u gjetën 3 pistoleta. Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin, pasi menjëherë pas atentatit u largua nga vendi i ngjarjes. Burime pranë bluve bëjnë me dije se janë gjetur gjurmë gjaku të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik, për të zbardhur identitetin.
Vrasës me pagesë, ne moshe të re, ardhur nga Mali i Zi dyshohet se ekzekutuan Licin e Bushatin. Sipas hetuesve, dy janë qitës, i treti shofer dhe një i katërt mendohet se i priti ne Golem ku vrasësit u arratisen pasi dogjën makinën “Range Rover”.
Pista kryesore është ajo e hakmarrjes mes bandave, pasi njihet armiqësia disavjecare mes Liceve dhe Bajrave. 24-ore pas krimit, policia e Shkodres nuk ka identifikuar atentatorët dhe as porositësit. Rreth 20 persona u morën ne pyetje dhe me pas u lanë te lirë, mes tyre Safet Bajri. Në deklarime para hetuesve Bajri pretendoi se në kohën e atentatit ka qenë me familjen në shtëpi, e cila mund të vërtetohet nga kamerat e sigurisë që e survejojnë 24 orë. As dëshmitaret ne vendngjarje nuk ndihmuan grupin hetimor në zbardhjen e detajeve.
Burimet thane se makina e viktimave tip “Mercedes Benz S Class” rezulton se ka hyrë pak ditë më parë në Shqipëri nga Mali i Zi, ndërsa është parë duke lëvizur në Dobraç, disa dite para se Lici e Bushatit të binin në pritë. Sakaq makina e atentatorëve u gjet plotësisht e shkrumbuar, aq sa hetuesit nuk mund të lexojnë numrin e shasisë dhe targat. Megjithatë, po ekspertohet, me shpresën se mund të rikuperohet ndonjë e dhënë me rëndësi.
Në vendngjarje, një ditë pas masakrës, policia po has vështirësi në sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë. Në zonën e Dobraçit ka pak kamera sigurie ne rruge apo biznese, një pjesë e tyre te koduara.
Makina e viktimave, e cila drejtohej nga 23-vjecari Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati 32-vjec po lëvizte në zonën që konsiderohet “bastion” i fisit të Bajrave në Dobraç. Atentatorët i dolën paralel në të majtë dhe nisën breshërinë e plumbave, e cila rezultoi fatale per ta. Arlind Bushati u kundërpërgjigj me zjarr, por pa mundur të mbrohet. Breshëria e plumbave ka vijuar për dhjetëra metra në lëvizje, derisa makina e viktimave humbi kontrollin, përplasi motoçikletën e bashkëshortëve Basha dhe përfundoi në murin rrethues te nje servisi. 56-vjeçarja Flutura Basha mbeti viktime e pafajshme ndërsa i shoqi 67 vjeç është në gjendje të rëndë.
Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot qe dyshohet se i përket personit qe u arratis. Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat.
Xhemali ka met si mut se i asht vra djali me pistolet ne dor e ne makin me banda. Nga cun mamaje me 9 mesataren ne shkoll desht fam tu nejt me tan drogaxhit e legenat e shkodres. E tu pi mall e tu lujt kumar
Përgjigju