TIRANE- Krisja e parë që solli dhe një seri ngjarjes kriminale me të plagosur dhe të vrarë, ka qenë për biznesin e kromit në Bulqizë. Mentor Lufi dhe Durim Sulku allias Durim (Ilirjan) Sulku (Sula) kanë qenë bashkëpuntorë në këtë biznes, ku veç kësaj sipas dyshimeve të policisë dhe prokurorisë kanë punuar së bashku në Hollandë në trafikun e drogës.
Hetimet kanë zbuluar se në qershor të vitit 2010 biznesmeni Mentor Lufi së bashku me shtetasin tjetër Arben Rajta kanë hapur kompaninë “BENMEN”, e cila ka pasur si objekt të saj nxjerjen e mineralit të kromit në galeritë e Bulqizës. Mirëpo çuditërisht kjo kompani pas hyrjes në këtë treg, një muaj më pas ndryshon statusin e saj duke pezulluar aktivitetin tregtar. Burimet pranë prokurorisë thonë se pavarëisht kësaj, kompania në fjalë ka vijuar aktivitetin në nxjerrjen e mineralit të kromit.
/Shqiptarja.com