Masakra në Vlorë, arrestohen
edhe dy pronarët e plazhit

Masakra në Vlorë, arrestohen<br />edhe dy pronarët e plazhit
VLORE - Policia e Vlorës ka arrestuar sot edhe 2 persona të tjerë për moskallëzim krimi, lidhur me vrasjen e tre pushuesve të pafajshëm në plazhin e kalasë në Vlorë në 28 korrik.
 
Ata janë dy pronarët e resortit turistik ku ndodhi ngjarja, Sajmir Qamo - 25 vjeç dhe Servet Qamo - 54 vjeç. Kështu, shkon në tre numri i personave të arrestuar për ngjarjen e së dielës, ku me një breshëri kallashnikovi u qëllua mbi pushuesit dhe gjetën vdekjen tri prej tyre:
 
17 vjeçari Serdi Bajlozi nga Prrenjasi, 34-vjeçari Sokol Isufaj  nga Fieri dhe 54-vjeçarja Diana Ademi nga Vlora
 
Policia arrestoi një ditë më parë për vrasjen,18-vjeçarin Leo Osmëni mbi bazën e provave të pakundërshtueshme dhe është duke hetuar edhe për bashkëpunëtorë të tij.
 
Osmëni, pasi ka hapur zjarr nga shkallët e resortit, është larguar me shpejtësi me automjetin e tij nga vendi i krimit.
 
Plumbat e tij kanë goditur Isufajn, ndërsa ata rikoshet edhe Bajlozin që ndodhej në det, edhe Ademin që flinte në shezlongun pranë shkallëve.
 
Sipas policisë, shënjestra e autorit nuk kanë qënë tre viktimat, por disa të rinj fierakë që ishin në plazh, pasi ishin konfliktuar për motive banale me autorin që ka dashur të hakmerrej kundër tyre. Mësohet se ai ishte person me precedentë penalë të mëparshëm.  Deklarata e Policisë për arrestimin e autorit dhe dy pronarëve të plazhit

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha feston ditëlindjen, fik qiriun në mënyrë të pazakontë

Bebe Rexha feston ditëlindjen, fik qiriun në mënyrë të pazakontë