TIRANE- Dy efektivë të komisariatit numer tre në Tiranë që kanë mbëritur të parët në vendin e ngjarjes për pak sa nuk janë qëlluar për vdekje me armë nga vëllezërit Markelian dhe Klevis Doçi. Këta të fundit kanë qënë duke qëlluar mbi shtetasin Besnik Sulku, si kundërsulm i asaj që Sulku dhe italiani Salvatore Letizia, bënë ndaj xhaxhait të tyre, Mentor Lufi.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka biseduar me dy efektivat e komisaritit nr.3 të cilët kanë shkuar të parët në vendit e krimit ku sapo kanë zbritur nga makina janë përballur me dy persona të armatosur, të cilët i kanë drejtuar pistoletat. “Kemi dëgjuar të shtënat dhe jemi afruar menjëherë. Teksa po ecnim me makinë pamë dy persona që po qëllonin në drejtim të një personi tjetër, ndërkohë që një shtetas vraponte duke çaluar në drejtim që të çon tek stacioni i trenit”-thotë njëri nga efektivët e policisë.

Ndërsa kolegu i tij, shton se para se të zbriste nga makina kishte nxjerë pistoletën dhe ka dalë jashtë duke thirur me shumë forcë “…Ndal Policia…”. ”Të dy personat që qëndronin në këmbë, janë kthyer dhe na kanë drejtuar armën. Mendova se do na qëllonin dhe kam qëlluar i pari dy herë në ajër me pistoletë, duke thirur sërisht me shumë forcë “…Ndal policia…”. Të dy personat nuk kanë bërë asnjë reagim të dhunshëm, por kanë hedhur pistoletat.

Unë i kam bërë me shenjë dhe thirje që të shtriheshin në tokë. Në këtë moment, kanë mbërritur dhe kolegët e tjerë të komisariatit nr.3 të cilët kanë bërë prangosjen e dy personave në rrugë, ndërsa shtetasi italian është kapur në ambjentet e një hoteli që ndodhet aty pranë”-shprehet njëri nga efektivët që ka mbëritur i pari në vendgjarje. Polici shprehet se gjatë arrestimit, njëri nga autorët thëriste “Toro, Toro,… jepini ndihmë thërrisni ambulancën se po vdes…”. Më tej ai shton se Mentor Lufi është futur në një makinë policie mes shumë britmash për ndihmë, pasi nuk nderroi jete menjehere nga bresheria e plumbave qe u derdh mbi makinen e tij. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)