Gjatë kontrolleve të policisë, agjentët kanë arritur të gjejnë dhe një motor prapa maternitetit të vjetër. Motori është siguruar nga Besnik Sulku, i cili ka dhe një servis në autostradë që quhet “Auto-Discavery”. Me anën e motorit, Sulku dhe Letizia janë afruar nga banesa ku qëndronin, duke ndjekur nga afër lëvizjet e objektivit të tyre që kishin shënjestruar për ta vrarë. Sapo Mentor Lufi ka qëndruar në një kafene afër maternitetit, Sulku dhe italiani e kanë lënë motorin prapa maternitetit, duke dalë në këmbë në bulevardin “Zogu i Parë”.
Pikërisht në këtë rrugë, ata kanë pritur derisa Lufi ka dalë nga lokali dhe ka hipur në makinën e tij, ku e priste shoferi. Në këtë moment ata kanë shkuar në drejtim të stacionit të trenit dhe më pas janë kthyer sërish në bulevard, nga korsia ku ndodhet Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Pikërisht në këtë vend, teksa Lufi qëndronte i qetë në makinë, italiani ka hapur disa herë zjarr me pistoletë duke e qëlluar katër herë, ndërkohë plumbave nuk i ka shpëtuar dhe shtetasi Gerti Goxhaj që ishte me Mentor Lufin. Pas ekzekutimit të xhaxhait të tyre, kanë qenë nipat e tij që kanë qëlluar në drejtim të Besnik Sulkut, duke e lënë të vdekur. Ndërsa italiani është përplasur me makinë, por ka marrë vetëm plagë të lehta.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com