Masakra, rrëfehet e mbijetura: Si e
mbajtja frymën e u hoqa si e vdeku

Masakra, rrëfehet e mbijetura: Si e<br />mbajtja frymën e u hoqa si e vdeku
Një e mbijetuar nga masakra që i mori jetën më teopër se 100 personave në sallën e koncertit Bataklan rrëfen historinë e saj rrënqethëse se si shpëtoi duke u hequr si e vdekur. Vajza e diplomuar nga  Afrika e Jugut e ka përshkruar në detaje të gjalla se si ajo u bë si e vdekur për më shumë se një orë pasi persona të armatosur hapën zjarr në sallën e koncerteve Bataklan

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, Isobel Boëdery shkruan orët e tmerrit.

Nuk ishte vetëm një sulm terrorist, ishte një masakër. Dhjetëra njerëz u pushkatuan para syve të mi. Pishina të gjakut mbushën dyshemenë. Klithmat e meshkujve të rritur që kishin të dashurat e tyre si kufoma përshkuan vendin ku më herët dëgjohej muzika. Në një çast pashë të ardhme të shkatërruara, familje zemërthyera”,shkruan vajza

“E tronditur dhe vetëm, u hoqa si e vdekur  për më shumë se një orë, shtrirë në mesin e njerëzve të cilët mund të shihnin të dashurit e tyre që nuk lëviznin. Mbaja frymën time duke u përpjekur që të mos lëvizë, të mos qaj duke mos u dhënë atyre burrave frikën që ata deshën ta shohin. Unë kam qenë tepër me fat për të mbijetuar. Por shumë vetë nuk e arritën dot. Njerëzit që kishin qenë atje për të njëjtat arsye si unë – për të shijuar një mbrëmje të së premtes ishin të pafajshëm”- ka vazhduar ajo rrëfimin prekës.

Isobel përshkroi se si persona të armatosur kanë shtënë në turmë “pa ndonjë konsideratë për jetën e njeriut”, pas hyrjes në sallën e koncerteve ku po performonte grupi rrok Eagles of Death Metal.

masakra
Ajo fillimisht kishte ngatërruar armën e zjarrit si “pjesë e shfaqjes” por sipas ajo e kuptoi tmerrin e vërtetë të asaj që po ndodhte kur pa trupa njerëzisht se si po rrëzoheshin përtokë.

jeleku
(Jeleku që vajza mbante veshur në momentin e masakrës në koncert)

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja