Masakra te Shkencat/ Pretenca: Burg përjetë killerit të Camorra-s, 52 vite për vëllezërit Doçi

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me burg të përjetshëm të italianit Salvatore Letizia si autori kryesor i maskarës së ndodhur në vitin 2015 tek fakulteti i Shkencave ku mbetën të vdekur Mentor Lufi, Besnik Sulku dhe Gerti Goxha. Po ashtu është kërkuar dënimi me 32 vite burg i Markelian Doçit dhe 20 vite për Klejvi Doçin si bashkëpunëtorë në vrasje. Pretenca u lexua sot gjatë seancës gjyqësore tek Krimet e Rënda, ndërsa prokurorët nuk kanë më dyshime që italiani vrasës me pagesë i kontaktuar për të zhdukur Lufin.

Italiani i njohur i pjesë e klanit “Piccolo Letizia”, në bashkëpunim me Markelian e Klejvi Doçin qëlluan për vdekje tre personat e sipërpërmendur më 27 maj të vitit 2015, ditën kur Tiranën e vizonte kryeministri serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas Prokurorisë, Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait Durim Sulku në Holandë.

Sulku dhe Letizia i ngritën pritë Doçit pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës pasditen e 27 majit të dy viteve më parë. Në momentin që Doçi u ngjit në makinë bashke më mikun e tij, Gerd Goxhaj në drejtim të tyre u derdhën një breshëri plumbash. Goxhaj mbeti i vrarë në vend, ndërsa Doçi ndërroi jetë pak minuta më vonë.  Dy nipat e tij morën menjëherë hak për vrasjen e xhaxhait. Markeljan Doçi dhe i vëllai Klejvi ndodheshin në një makinë tjetër, me të cilën lëviznin bashkë me xhaxhain. Në moment, Markeljan Doçi shkëmbeu zjarr me Besnik Sulkun, derisa e la të vrarë, ndërsa priti policinë t’i vinte prangat.

Salvatore Letizia u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap pak orë më vonë në një hotel.

Viktimat me precedentë të mëparshëm kriminale
Te tre viktimat rezultojnë si persona me precedentë të mëparshëm kriminale ne lidhje me trafikun e drogës dhe të armëve.

Besnik Sulka rezulton si person me precedentë penalë, në trafik drogë. I afërmi i tij, është vrarë në Roterdam në Holandë dhe sipas mediave atje, vrasja kishte të bënte me trafikun e drogës.

Gerti Goxha është arrestuar në Kukës me drogë, bashkë me 5 persona të tjerë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. Goxhajt iu sekuestrua edhe një armë dhe personave të ndaluar iu bllokuan edhe disa automjete. 

Mentor Lufi, ka një vendim penal nga Gjykatat e Dibrës për kanosje. Më 20 dhjetor 2014, Mentor Lufit i është bërë një atentat dhe është plagosur me 2 plumba në zonën e “Komunës së Parisit”.

Salvatore Letizia

Masakra tek Shkencat pas vrasjes në Rotterdam në Holandës

Vetëm një muaj para se të ndodhte masakra tek Shkencat, më 19 prill 2017 është vrarë në Rotterdam të Holandës një shtetas shqiptar i cili dyshohet të jetë edhe pikënisja e konfliktit. Bëhet fjalë për vrasjen e shqiptarit Ilirjan Sula por për të cilin mediat kanë shkruar se nuk dihet ende me siguri identiteti i tij pasi ai përdorte disa të tillë. Policia Holandeze ka thënë pas vrasjes së Ilirjan Sulës se ai kishte përdorur disa identitete siç ishin: Durim Sula, Durim Sulku dhe Besnik Sulku. Ilirjan Sula i cili kishte disa identitete është vëllai i Besnik Sulkut të vrarë në Tiranë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Durimi Sula i vrarë në Holandë, vëllai i Besnik Sulkut

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati