“U tmerrova. Njerëzit filluan të shpërndaheshin, madje edhe ata pak qytetarë që ishin në lokal, filluan të fshiheshin”. Kështu u shpreh një qytetare e cila punon tek kafeneja ku ndodheshin Mentor Doçi dhe Gerti Goxhaj vetëm pak minuta para masakrës së të mërkurës, në kryeqytet. Më tej, gruaja rreth të 40-ve (emrin nuk dëshiron ta bëj publik), tha për gazetën “Shqiptarja.com” se të dy viktimat dolën nga lokali dhe vetëm pak çaste më pas u dëgjuan të shtëna.
“Pash vetëm njerëz që vraponin me shpejtësi dhe dëgjoja të bërtitura të shumta. Nuk munda të shihja më se çfarë po ndodhte. Nga frika se dikush do të futej në lokal, u fsheha poshtë banakut dhe lëviza që aty vetëm kur u qetësua gjendja”, tha gruaja. Ndërsa, një djalë rreth 25 vjeç, i cili tregton para Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ende i tronditur nga ngjarja, tha: “Sapo pash një djalë që po qëllonte me armë, i frikësuar u largova me vrap për t’u fshehur në vendin më të afërt”.
/Shqiptarja.com