Një banore e zonës ku ndodhi krimi makaber, ku një i sëmurë mendor dhe përdorues droge masakroi me thikë një 12-vjeçar, ka folur për Report Tv ku ka thënë se trupin e pajetë të të miturit e kishin gjetur në mes të rrugës pa kokë, shumë afër banesës në të cilin ndodhi ngjarja.
Sipas saj, të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë pa kokë të 12-vjeçarit kanë qenë dy punëtorë të cilët po punonin tek rruga dhe që më pas kanë njoftuar policinë.
Ajo shton se, autori i krimit makaber njihej si person problematik në zonë, pasi shpesh herë kryente veprime jo normale.
Ndërkohë, për djalin e vogël, ajo shton se ai vinte çdo vit për të kaluar tek gjyshërit pushimet verore bashkë me nënën dhe babain e tij.
“Kjo është hera e parë që ka ndodhur. Ne jemi njerëz të urtë, njerëz me kulturë e edukatë. Ky është një rast i jashtëzakonshëm dhe jemi të prekur shumë. Djali ishte një djalë shumë i mirë, një minoren shumë i edukuar. Ai vinte këtu çdo vit për të kaluar pushimet verore. Ndërsa autori i krimit, është një njeri me të meta mendore. Ai ishte problematik në fshat, pasi bënte gjëra jo të mira. Ai nuk ishte i rregullt. Ai punonte, por nuk e merrje vesh sesi vepronte. Ne na thanë dy punëtorë që punojnë afër rrugicës së shtëpisë së tyre se aty ishte një trup i pajetë. Ata e kanë gjetur trupin. Familja e tij kishte ardhur nga Greqia për të bërë pushimet, djalin e lanë me gjyshen e gjyshin. Gjyshërit e tij ishin shumë të edukuar” tha ajo.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO