Vrasja e vogëlushes shqiptare 13-muajshe në Itali, e cila u masakrua nga dy qen pitbull vijon të jetë në qendër të vëmendjes së medieve italiane.

Gjyshi 63- vjeçar i cili ishte së bashku me vajzën momentin e agresionit tashmë po hetohet nga autoritetet me akuzën “Vrasje e qëllimshme për moszbatim të kujdestarisë”
Viktoria Zikaj vetëm 13 muajsh dy ditë më parë u masakrua nga dy qen pitbull, nëna nuk ndodhej në shtëpi ndërsa babai Egi Zikaj ishte në Gjermani ku edhe punonte.

Ndaj prindërve nuk është hapur asnjë hetim ndërsa qentë e tyre ‘vrasës’ tashmë janë marrë nga policia.

Në momentin e ngjarjes vogëlushja ishte nën kujdestarinë e gjyshit të saj i cili dhe pse u përpoq ta mbronte nuk mundi t’i shpëtojë jetën.

63-vjeçari ndodhet ende i shtruar në spital për shkak të plagëve të marra në këmbë e në krah. Mediat raportojnë se ai është nën shok e pasi gjendja shëndetësore e tij të përmirësohet do të merret në pyetje nga autoritetet.

Redaksia Online
e.m/shqiptarja.com