Një çift nga Kosova janë gjetur të vdekur ditën e djeshme në apartamentin e tyre në qytetin Epinal të Francës.
Çifti, prindër të 7 fëmijëve, janë qëlluar për vdekje me thikë, teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Trupat e tyre të pajetë u gjetën nga policia në banjën e banesës, ndërsa të pranishëm ishin edhe 4 prej 7 fëmijëve, të moshës 16 deri në 21 vjeç.
Ata janë dërguar në spital për shkak të tronditjes, ndërsa dëshmia e tyre do të zbardhë ngjarjen.
Nga ana tjetër, dëshmitë e fqinjëve nuk kanë ndihmuar hetuesit, teksa kanë deklaruar se nga apartamenti nuk kanë dëgjuar zhurma apo debate.