Masakrohet Varri Monumental i
Faik Konicës në Parkun e Tiranës

Masakrohet Varri Monumental i<br />Faik Konicës në Parkun e Tiranës
Masakrohet varri monumental i personalitetit të letrave shqipe Faik Konica. I vendosur mbi këtë varr busti i tij është lyer me bojë të zezë në pjesën e fytyrës.

Disa elementë të këtij monumenti janë shkulur e grabitur. Nuk mungojnë edhe shkarravinat me fjalë të pista pas tij, të cilat nuk guxon t’i shohësh me sy.

Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe në vitin 1995, pas 50 vjetësh sipas amanetit që kishte lënë dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Ndërkohë edhe monumenti i rilindësve Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri ka nisur të dëmtohet.
 
I pyetur se kush duhet të kujdeset për ruajtjen e varreve monumentale, Agim Rada drejtor i Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit tha për Report TV se kjo qendër do të merret me zhbërjen e dëmit. Ai pohon se janë vënë në dijeni për gjendjen dhe busti i Konicës do të hiqet e do të pastrohet me kimikate në këtë qendër.
 
Varri monumental i Konicës ka edhe probleme me realizimin artistik. Busti veçanërisht që në shikim të parë duket se nuk ka asnjë ngjashmëri reale me vet Faik Konicën.

Ndërsa Rada shprehet se për cilësinë e realizimit mbajnë përgjegjësi institucionet që aprovojnë monumentet, studiuesi i artit Agim Janina pohon se puna për monumentin është bërë me nxitim
 
Piktori Janina ndër të tjera denoncon faktin që varri monumental i Konicës ka më shumë se një vit në këtë gjendje.

[gallery]19144[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!