Masakroi nuse e vjehrrë në Devoll, zbardhet dëshmia e autorit: I vrava sepse s’më dhanë lekët e druve! Report Tv në shtëpinë e dy viktimave! Dëshmitarja: U trondita nga çfarë gjeta

KORÇË-  Report Tv sjell rrëfimin tronditëse të gruas që gjeti në shtëpi të masakruara vjehërr e nuse nga në Progër të Devollit. Ndërkohë autori i krimit ka dëshmuar se dy gratë i vrau sepse nuk i kishin shlyer lekët e druve. Dëbora në oborrin e shtëpisë u bë dëshmitare e masakrës së Devollit, ku në fshatin Proger Ali Zili vrau gjatë grabitjes Fatmira Bami dhe Bukurie Bami, përkatësisht nuse dhe vjehërr. Njëjtë edhe boja e bardhë e banesës, në të cilën duken njollat e gjakut të përleshjes.

Në banesën gati të rrënuar u vranë barbarisht nuse e vjehërr. Në korridor u gjet 80-vjeçarja Bukurie Bami, ndërsa në njërën prej dhomave, nusja e saj Fatmira Bami, 60 vjeçe.  Autori i ngjarjes Ali Zili pranoi autorësinë e krimit. Gjakftohtë ai dha arsyen e tij të vrasjes.

‘I vrava sepse nuk më kishin shlyer lekët e druve të zjarrit. Vrasjen e kam kryer një ditë më parë. Pas ngjarjes jam larguar nga fshati dhe kam ikur në Korçë, atë natë nuk u ktheva në shtëpi. Sapo zbardhi dita shkova në një dyqan rrobash dhe bleva veshje të reja për të fshehur gjurmët e krimit. Më pas rrobat e gjakosura, të paketuara në një qese, ia kam falur një endacaku’, tha para hetuesve Ali Zili.

E tronditur, Sofie Duli, dëshmitarja që gjeti dy gratë brenda banesës. Ajo tregon momentet e përballjes me krimin makabër.

‘Kur kalova për të vajtur tek nje kushërirë zgjata kokën afër portës dhe pamë flokë te këputura përdhe, një celular të hedhur përdhe, një njollë gjaku, protezat i kishin rënë poshtë. Atëhere u sigurova që këtu ka ndodhur diçka e rënde. Ia them kushërirës te Fatmira ka ndodhur diçka dhe me pas ajo dërgon djalin për të parë shenjat që kisha parë unë. Kur u kthye në shtëpi ai na tha që atje kishte ndodhur një katastrofë dhe më pas lajmëruam kryeplakun. Pasi erdhi policia kemi marrë vesh që ato ishin të dyja të vdekura”, rrëfen dëshmitarja.

Vëllai i autorit shkoi për ngushëllim në familjen Bami. Ai dënon ashpër krimin, ndërsa kërkon ndëshkim me dënim maksimal. Gjergji Zili hedh poshtë dëshminë e të vëllait për borxhin e supozuar për drutë.

‘E dënoj veprën, e dënoj sa s’ka ku të vejë më, më vjen rëndë. Nuk i bëra shamatë se ishte i alkoolizuar. Kur erdhi në shtëpi nuk i foli asnjë njeriu. Vetëm kur erdhi policia te dera i tha plaku: O bir çfarë ke bërë? Vëllai nuk foli por policia iu drejtua babit “Në fshat ka ndodhur një vrasje, janë vrarë dy gra. Atëherë ne mbetëm të shokuar ai vetë nuk na ka treguar asnjë gjë. Viktimat nuk kishin borxh te neve, asnjë gram borxh. Ato dru që kishin marrë i kishin paguar.”, rrëfeu vëllai i autorit Ali Zili, Gjergji Zili.

Burime nga grupi hetimor thonë se akoma nuk konfirmohet se viktimat kishin ndonjë borxh ndaj Ali Zilit, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e grabitjes. Në trup të 36-vjeçarit u konstatuan shenja të shumta në duar, qafë dhe fytyrë, çfarë dëshmon mbi rezistencën e dy grave ndaj agresioni para se të ekzekutoheshin.

Si provë materiale policia ka administruar rrobat e gjakosura të krimit, të cilat fillimisht autori ia dha një endacaku. Ai është i njohur në fshatin Progër si njeri i dhunshëm dhe agresiv. Edhe vëllai i tij e ka denoncuar disa herë për dhunë ndaj tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
Njollat e gjakut në dysheme, brenda shtëpisë ku u gjetën të masakruara nuse e vjehërr në Devoll! Flet dëshmitarja: Ja si e pashë dhe zbulova ngjarjen

 

Sofie Duli, fqinjë e dy viktimave fillimisht ka thyer xhamin e dritares duke tentuar të hyjë brenda banesës por ka hasur në rezistencën e dy grave të cilat për fat të keq nuk i shpëtuan dhunës së 36 vjeçarit.

‘Erdha këtu tek zonja që kemi qenë komshie dhe i solla një qese me mollë për t’ia çuar çupes në Greqi Thirra Fatmire nuk po më përgjigjej. Dera ishte gjysëm e hapur kur ajo nuk mu përgjigj mendova se është diku tjetër. Thirra dhe disa herë të tjera dhe para se të ikja në shtëpi zgjata kokën nga avllia dhe kam parë një njollë gjaku, xhamin e dritares që ishte i thyer, këpucët që vishnin të hedhura sa andej këtej. Kjo gjë mua nuk më pëlqeu dhe më bëri shumë përshtypje thashë diçka ka ndodhur ndonjë zënkë ndonjë gjë nuk e mendova që mund te kishte ngjarë hata e madhe dhe mora qesen me mollë u ktheva në shtëpi. I tregova vajzës çfarë pashë. Kur kalova për të vajtur tek një kushërirë megjithë çupën zgjata kokën afër portës dhe pamë flokë te këputura përdhe, një celular të hedhur përdhe, një njollë gjaku ,protezat i kishin rënë poshtë. Atëherë u sigurova që këtu ka ndodhur diçka e rënde .Ia them kushërirë te Fatmira ka ndodhur diçka dhe me pas ajo dërgon djalin për të parë shenjat që kisha parë unë. Kur u kthye në shtëpi ai na tha që atje kishte ndodhur një katastrofë dhe më pas lajmëruam kryeplakun. Ai erdhi dhe pa të njëjtat gjëra. Pasi erdhi policia kemi marrë vesh që ato ishin të dyja të vdekura. Me komshien nuk takoheshim shumë .Kontakti i fundit ka qenë në datën 2 mars dhe su pamë më .Nuk e dija që do kishte ndodhur një gjë e tille por ai ka bërë një vepër jashtëzakonisht mizore për mua Autorin e njohim si problematik qoftë në familje qoftë në fshat. Para disa kohësh ka ndodhur dhe një ngjarje me një të afërm ku goditi me sëpatë Ai ka qenë në burg pastaj e lëshuan.’- tha ajo.

Ora 13:38
Vrasja e nuse e vjehrrë në Devoll/ “O bir çfarë ke bërë?” çfarë tha babai i autorit në momentin e arrestimit! Vëllai i 36-vjeçarit: Shteti ta dënojë e mos të lirohet nga burgu! S’i kanë pasur asnjë borxh

Vëllai i autori i vrasjes së dy grave në fshatin Progër të bashkisë së Devollit dy gratë Fatmira Bami dhe Bukurie Bami, përkatësisht nuse dhe vjehrre, ka dënuar veprimin e vëllait dhe ka bërë thirrje që mos ta nxjerrin më nga burgu. Ai ka deklaruar se viktimat nuk i kishin asnjë borxh atij dhe se ai është futur në banesë për të grabitur.

‘E dënoj veprën e dënoj sa s’ka ku të vejë më, më vjen rëndë. Kur e keërkoja atë ditë më thanë në polici që duhet të bësh një denoncim. Ishte natë me se të ikja. Ai jetonte me pleqtë kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia dhe erdhi ne orën 5 të mëngjesit.

Nuk i bëra shamatë se ishte i alkoolizuar. Kur erdhi në shtëpi nuk i foli asnjë njeriu. Vetëm kur erdhi policia te dera i tha plaku: O bir çfarë ke bërë? Vëllai nuk foli, por policia iu drejtua babit në fshat ka ndodhur një vrasje  janë vrarë dy gra. Atëhere ne mbetëm të shokuar ai vetë nuk na ka treguar asnjë gjë. E kërkoja atë ditë kudo në lokale vajta dhe në Mancurisht me thanë nuk ka qenë këtu. Ai kishte ndërruar edhe rrobat mbante veshur një xhup të zi por as atë se kishte. Kur mbetej ngushte im vëlla i jepja unë. Ato një metro dru që shisnim i ndanim bashkë Vetëm dy kafshë kam në shtëpi se gjithë të tjerat i kam shitur për ta nxjerrë atë nga burgu. Një vit burg bëri për dhunë në familje. Po të rëndoheshe me alkool ushtronte dhunë në familje. Viktimat s’kishin borxh te neve asnjë gram borxh. Ato dru që kishin marrë i kishin paguar merrte pensionin dhe ua jepte. Ai ka hyrë vetëm për grabitje bënte shumë harxhime i thoja hiq dorë. Unë e dënoj ashpër shteti të marrë masa i bëj thirrje shtetit që njerëz si puna e këtij me precedentë penalë të mos lirohen nga burgu. Shteti të dënojë krimin makabër. Nuk i shkoj atje as avokat nuk i zë. Vajta te familja e viktimave më pranuan. Shkova në orën 10 i takova i pastaj të gjithë u dhashë dorën. Iu thashë më vjen shumë keq më thanë ju nuk keni faj. Fajin e ka ai që bëri atë krim nuk pata probleme as nga djali i saj as nga nuset e tyre.’- tha ai.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gimi: 08/03/2022 22:50

    MASKARA BURRE,,TE VARET ME LITAR....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë