Njollat e gjakut në dysheme, brenda shtëpisë ku u gjetën të masakruara nuse e vjehërr në Devoll! Flet dëshmitarja: Ja si e pashë dhe zbulova ngjarjen

 

Sofie Duli, fqinjë e dy viktimave fillimisht ka thyer xhamin e dritares duke tentuar të hyjë brenda banesës por ka hasur në rezistencën e dy grave të cilat për fat të keq nuk i shpëtuan dhunës së 36 vjeçarit.

‘Erdha këtu tek zonja që kemi qenë komshie dhe i solla një qese me mollë për t’ia çuar çupes në Greqi Thirra Fatmire nuk po më përgjigjej. Dera ishte gjysëm e hapur kur ajo nuk mu përgjigj mendova se është diku tjetër. Thirra dhe disa herë të tjera dhe para se të ikja në shtëpi zgjata kokën nga avllia dhe kam parë një njollë gjaku, xhamin e dritares që ishte i thyer, këpucët që vishnin të hedhura sa andej këtej. Kjo gjë mua nuk më pëlqeu dhe më bëri shumë përshtypje thashë diçka ka ndodhur ndonjë zënkë ndonjë gjë nuk e mendova që mund te kishte ngjarë hata e madhe dhe mora qesen me mollë u ktheva në shtëpi. I tregova vajzës çfarë pashë. Kur kalova për të vajtur tek një kushërirë megjithë çupën zgjata kokën afër portës dhe pamë flokë te këputura përdhe, një celular të hedhur përdhe, një njollë gjaku ,protezat i kishin rënë poshtë. Atëherë u sigurova që këtu ka ndodhur diçka e rënde .Ia them kushërirë te Fatmira ka ndodhur diçka dhe me pas ajo dërgon djalin për të parë shenjat që kisha parë unë. Kur u kthye në shtëpi ai na tha që atje kishte ndodhur një katastrofë dhe më pas lajmëruam kryeplakun. Ai erdhi dhe pa të njëjtat gjëra. Pasi erdhi policia kemi marrë vesh që ato ishin të dyja të vdekura. Me komshien nuk takoheshim shumë .Kontakti i fundit ka qenë në datën 2 mars dhe su pamë më .Nuk e dija që do kishte ndodhur një gjë e tille por ai ka bërë një vepër jashtëzakonisht mizore për mua Autorin e njohim si problematik qoftë në familje qoftë në fshat. Para disa kohësh ka ndodhur dhe një ngjarje me një të afërm ku goditi me sëpatë Ai ka qenë në burg pastaj e lëshuan.’- tha ajo.


Lajmi kryesor:

Masakroi nuse e vjehrrë në Devoll, zbardhet dëshmia e autorit: I vrava sepse s’më dhanë lekët e druve! Report Tv në shtëpinë e dy viktimave! Dëshmitarja: U trondita nga çfarë gjeta


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i bandës së ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i bandës së ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës