Masakroi me thikë vajzën 7-vjeçare për t’u hakmarrë ndaj kërkesës së gruas së tij për divorc, kush është parukieri i turk i Vip-ave në Tiranë?!
Autori i krimi makabër që tronditi Turqinë është Habib Ozturk, i cili pasi i mori jetën vajzës së tij të mitur ka tentuar me të njëjtën thikë të vrasë vetën.
Por, kush është Habib Ozturk?
Vetëm pak muaj më parë, autori Habib Ozturk punonte si parukier në një sallon në Shqipëri.
Salloni ndodhej në qendër të Tiranës, me parukierë nga Turqia dhe ishte ndër më të kërkuarit dhe frekuentuarit nga qytetarët e Tiranës, më së shumti VIP-at.

Pas shkëputjes nga puna në Shqipëri, ai është rikthyer në Turqi, aty ku mësohet se është përballur me letrat e divorcit nga bashkëshortja e tij.
Bëhet me dije se turku është në gjendje kritike për jetën në një spital në Turqi ndërkohë trupi i të miturës është dërguar në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ngjarja është regjistruar dy ditë më parë, ndërsa kujtojmë se autori pak para krimit të rënë kishte postuar një fotografi me vajzën e tij me mbishkrimit “Të dua shumë vajza ime”.

Komente
