Kosova ka miratuar sot masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend edhe për pensionistët.
Për qytetarët dhe operatorët ekonomikë, qendrave tregtare, hotelerisë dhe gastronomisë do të jetë nga ora 05:00 deri në 20:00.
Ndërsa për personat që janë mbi 65 vjeç do iu lejohet dalja nga shtëpia në 2 fasha oraresh, në 06:00-10:00 dhe 16:00-19:00 ndërsa jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore.
Ata do të duhet të dëshmojnë me dokument përkatës arsyen për daljen jashtë këtij orari për policinë.
Vendimi hyn në fuqi më 23.12.2020, në orën 05:00 dhe vlen deri në një vendim tjetër, ka bërë të ditur Qeveria në detyrë e Kosovës.
Masat për personat mbi moshën 65-vjeç
22. Personave mbi moshën 65-vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues.
23. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përputhje me situatën e krijuar dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së, udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MPMS-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit siç kërkohet me ligjet përkatëse.
24. Qytetarëve që qëndrojnë në shtëpitë për të moshuar u ofrohen të gjitha shërbimet shëndetësore, sociale dhe kontrolla të rregullta shëndetësore nga QKMF-të.