Masat kufizuese në Kosovë, ministria e Jashtme: Nevojitet test RT-PCR negativ i bërë në 72 orët e fundit! Kush përjashtohet nga ky rregull

Masat kufizuese në Kosovë, ministria e Jashtme: Nevojitet test RT-PCR negativ i bërë në 72 orët e fundit! Kush përjashtohet nga ky rregull

Foto ilustruese

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve pozitive gjatë ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ashpërsim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe variantit Delta.

Pas këtij vendimi ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi rregullat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet në vend.

Njoftimi për rregullat e reja:

Të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë drejt Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm, që vijnë nga vende me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të paraqesin një test RT-PCR negativ COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Nga ky rregull përjashtohen:

Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare, tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do largohen nga Kosova brenda 3 orësh;

Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës brenda 5 orësh;

Personat që kanë çertifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar 30 ditë para mbërritjes;

Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë vjeçare.

Sipas masave të reja, lokalet dhe restorantet lejohet të qëndrojnë hapur deri në orën 03:00 të mëngjesit ndërsa aktualisht nuk kishte asnjë kufizim. Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, lejohet deri në  ora 01:00. Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se treqind (300) të ftuar në rastet kur 50% e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër. 

Ndërkaq nga 20 gushti e deri më 10 shtator,  hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen dasmat, fejesat, ahengjet familjare e të ngjashme,tubimet masive, të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona,  do të lejohet vetëm me Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të  antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare