VLORE- Në portin e Vlorës është ngritur një dhomë e posaçme me tre mjekë, pas urdhrit të Ministrisë së Sëhndetësisë për të forcuar masat nga koronavirusit kinez. Kontrollet janë përforcuar edhe në port.
Neki Halilaj, mjek epidomolog konfirmon se do të vijohet me masat e përforcuara për të parandaluar rrezikun nga virusi, ndërsa theksoi se deri më tani në portin e Vlorës nuk është shfaqur ndonjë rast i dyshuar, mbartës i këtij virusi.
"Masat që janë marrë për koronavirusin. Është ngritur edhe një dhomë. Ne intervistojmë për shenjat që kanë. Njoftojmë spitalin dhe transportohet në spital. Nga intervistat ose nga listat e pasagjerëve që vijën marrim masa për evidentimin dhe izolimin e rasteve të dyshimtë. Deri tani nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë', thotë ai.
Në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe portuale, aktualisht ka survejancë të përforcuar dhe masa higjieno-sanitare të shtuara. Pas mbledhjes së dytë të Task-Forcës për koronavirusin e ri, në përgjigje të emergjencës globale të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë marrë masa për të rritur kontrollin, gjurmimin e rastit dhe izolimin e tij si dhe gjendjen e karantinës nëse do jetë e nevojshme.
Shqipëria vijon të mbetet vend me rrezikshmëri të ulët dhe nuk ka asnjë rast të koronavirusit të ri në Shqipëri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Në zbatim të relomandimeve të OBSh-së, Ministria e Shëndetësisë ka rritur këshillimin për qytetarët tanë, që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme
Doganierët e pajisur me maska dhe fletushka ku jepen këshilla si të mbrohemi nga koronavirusi. Kjo është situata në doganën e Muriqanit. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja në raportimin e tij "live" nga dogana ka bërë me dije se në këtë pikë kufitare është vendosur një dhomë-karantinë provizore ku do të izolohen të gjithë personat për të cilët ka dyshime se janë prekur nga virusi që ka "pushtuar" botën, edhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të regjistruar
Koordinimi mes policisë kufitare dhe njësisë vendore të shëndetësisë, në zbatim të masave të Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, ka mundësuar intensifikimin e kontrolleve në pikat kufitare për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi njësinë e shëndetësisë në Portin e Vlorës, ku janë marrë masat për zbatimin e protokolleve ndërkombëtare për pasagjerët e dyshuar si dhe pajisja me logjistikën e nevojshme.
“Përmirësimi i survejancës aktive është shumë i rëndësishëm, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit. E rëndësishme është që shërbimi është 24/7 dhe bashkëpunimi me epidemiologun është i vazhdueshëm për ndjekjen e rasteve”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë rikonfirmoi gjatë inspektimit në portin e Vlorës se, sipas shkallës së rrezikut dhe planet do të jenë të ndryshme, për të përballuar çdo situatë.
Coni dhe doktor Veronin me Lluken se te nderon ai . Se sa t emari vesh qe ka te semure njfoton kompanine e varrimit
Përgjigju