Masat për rritjen e sigurisë, ja sa
persona arrestoi policia në fundjavë

Vijon Plani i masave për “Rritjen e parametrave të sigurisë”.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e  masave të përcaktuara në  Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë  gjatë fundjavës, mbajtjen nën  kontroll  të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në zbatim të planit të masave  janë angazhuar të gjitha strukturat e Drejtorive Vendore të  Policisë ,Forcat  e Lëvizshme Operacionale dhe Task-Forca e Qarkullimit Rrugor.

Në ketë kontekst , gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 80 personave, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë eksplozive dhe municione luftarake,  lëndë narkotike dhe mallra kontrabandë.

Nga Policia Rrugore  dhe Task -Forca  e Policisë Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe  pa leje drejtimi  19 drejtues mjetesh.

Janë arrestuar 5 persona  për armëmbajtje pa leje.

15 persona në flagrancë për vjedhje, dhe ndërtim pa leje.

12 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafìqet e paligjshme.

Janë kapur 11 persona në kërkim.

11 persona për krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë, përndjekje.

7 persona për dhunë në familje.

Janë sekuestruar 3 armë zjarri, 3530 fishekë, 23 granata dore me ndezës.

9 kallëpe tritol.

574 kg lëndë narkotike.

1 mjet lundrues Skaf.

Mallra  të ndryshme kontrabandë.

Janë pezullar 96 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik.

56 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 11 automjete për mungesë dokumentacioni.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 49 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes!