TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkon nga qeveria shkarkimin nga përgjegjësia për koronavirusin të ministrit Arben Ahmetaj, me argumentin se është në konflikt interesi, pa e specifikuar konkretisht, por është mjaftuar duke e thenë "e di ai".

Në bashkëbisedimin online me gazetarët, Basha shprehet se nuk është koha për debat politik dhe për të drejtuar gishtin tek fajtori, por në fokus duhet të jetë qytetari. Në vijimësi të kësaj deklarate, kryedemokrati kërkon trefishim të paketës e ekonomike, për të cilën shprehet i bindur se është e mundur të arrihet në rast se do të shmangen shpenzimet e panevojshme të "klientëve të Ramës", siç Basha i cilëson.

Duke u ndalur te masa e marrë për izolimin total të të moshuarve, ai e  ka vlerësuar si drastike. Për të arsye, thekson se duhet marrë parasysh propozimi që atyre t'u lejohet të dalin në një orar të caktuar. Nga ana tjetër, ai ka bërë me dije se nuk do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama lidhur me masat për koronavirusit. Ai thotë se opozita ka detyrë të ofrojë dhe të propozojë zgjidhje dhe sipas tij kjo detyrë është kryer. 

Në fund, theksin e ka vënë te testimi sa më i madh i popullsisë, në të kundërtën, sipas Bashës e gjithë sakrifica 3 javore do të shkojë dëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
Basha: Kam dëgjuar se tamponët po ruhen për personat pranë qeverisë! Kriminale, po të ishte e vërtetë

1585652002_BASHA3.jpg

Duke sjellë në vëmendje shembullin e Kosovës, e cila ka bërë publike se ka në dispozicion 7 mijë tamponë, Basha shprehet se një shifër e tillë duhet të bëhet publike edhe nga ministria e Shëndetësisë. Ai thotë se ka dëgjuar edhe këto tamponë po llogariten për personat e afërt të qeverisë.

" Kam dëgjuar se testimi po llogaritet që të bëhet për persona afër qeverisë, shpresoj të mos jetë e vërtetë. Shpresoj të jetë e pavërtetë, të jetë si rezultat i paaftësisë apo mungesave të qeverisë", tha Basha.

Ora 12:48
Basha: Rama të shkarkojë ministrin Arben Ahmetaj nga përgjegjësitë për koronavirusin, është në konflikt interesi

1585649783_BASHA.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i kërkon qeverisë që të shkarkojë nga përgjegjësitë për koronavirusin, ministrin Arben Ahmetaj me argumentin se është konflikt interesi.

"Minstri i ngarkuar në këtë portofol është në konflik interesi. Ai e di", tha Basha.

Ora 12:45
Takim me Ramën për koronavirusin? Basha: Detyra jonë është të propozojmë zgjidhje, dhe e kemi kryer

1585652090_Bashaaa.JPG

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka përjashtuar mundësinë për t'u ulur një tryezë me kryeministrin Edi Rama për koronvirusin, duke thënë se opozita e ka kryer detyrën e saj duke bërë propozime.

"S’ka nevojë që të merreni me modelet e vendeve që kanë fuqi të tjera. Le të rrimë tek Kosova, Maqedonia e veriut, Për të parë se si zgjidhen problemet dhe dëshira për të ndihmuar njerëzit. Ne kemi propozuar një paketë të plotë, që ka të bëjë me aspektin e masave në shëndetësi, detyrimet e shtetit që burojnë nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Efektet e shtresave në nevojë dhe se si mund të garantojmë mirëfunksionimin e institucioneve në këto kohë krize. Përgjigja për pyetjen se ku ti gjej paratë është e qartë; anulo kontratat koncensionare 120 mln euro . Rialoko 140 mln euro, nga shpenzimet operative, luksi, që s’janë domosdoshmëri në kohë krize. Kjo do të administronte një situatë 2-3 mujore krize. Buxheti ka dhe rezerva të tjera për të përballuar krizën. Mos të shohim Amerikën, por Kosovën. Në këto kushte nga opozita ka pasur bashkëpunimin. Të propozosh zgjidhje, është detyra jonë dhe bashkëpunimi luajal që opozita mund të bëjë për hir të interesit të qytetarëve", tha Basha.

Ora 12:44
Basha: Të moshuarit të mos izolohen totalisht, t'u përcaktohet një orar vetëm për daljen e tyre

1585649869_BASAH3.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se të moshuarit duhet të  kenë vëmendjen maksimale, ndërsa e vlerëson të drejtë kufizimin maksimal të orareve për daljen e tyre, por jo izolimin total. Sipas tij, duhet marrë parasysh propozimi për një orar të caktuar që mund t'u lejohet dalja vetëm të moshuarve.

"Ata të jenë në qendër të vëmendjes, tregon se të moshuarit janë më të goditur nga kjo krizë. Të kufizohet në maksimum lëvizjen e tyre, caktimi i një ore të veçantë për daljen e të moshuarve, ky është një model i cili nuk ka pse të mos shqyrtohet, por e rëndësishme është që kjo moshë të ketë vëmendjen e duhur", tha Basha.

Ora 12:44
30 mjekë dhe infermierë në Itali/ Basha: Faleminderit! Ardhshit shëndoshë e mirë...në borxh u jemi edhe bluzave të bardha shqiptare

1585650093_Screenshot1.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka lënë pa një koment vendimin për 30 mjekët dhe infermierët e dërguar në Itali. Ai ka falenderuar për gatishmërinë, teksa nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe mjekët dhe infermierët në Shqipëri.

"Dua t'i falenderoj nga zemra që treguan gatishmërinë të mbështesin Italinë në këtë moment të vështirë. Punë të mbarë dhe të kthehen shëndosh e mirë, falenderoj me qindra ndoshta me mijëra të mjekëve shqiptar në Itali. Vëmendje maksimale për mjekët dhe infermierët në Shqipëri. Sot kanë ardhur pajisjet mbrojtëse për mjekët, shumë vonë. Jemi në borxh mirënjohje për ta, akte heroizmi të panjohura për shumë nga ne", tha Basha.

Ora 12:32
Basha: Vlerësoj dyfishimin e ndihmës sociale, por paketa ekonomike s'mjafton! Të trefishohet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se paketa ekonomike është e pamjaftueshme, për këtë arsye kërkon trefishimin e saj. Një gjë e tillë për Bashën është e arritshme, dhe kjo mund të bëhet duhet anuluar çdo shpenzim tjetër të padobishëm.

"Numri i bizneseve nuk tejkalon 1/3 e bizneseve të regjistruara në Shqipëri. Këto biznese janë në panik total, se 80% e bizneseve janë detyruar të mbyllen për shkak të masave, dhe nëse shumica e popullsisë urdhërohet të qëndrojë në shtëpi. Të rishikohet me urgjencë, të hapet aplikimi për të gjithë bizneset e mbyllura. Për t'u përshëndetur dyfishimi i ndihmës sociale. Ato bizese që janë hapur, nuk ka xhiro nuk ka fitim, këtej i kërkohet të paguajnë detyrimet tatimore. Paketa duhet të tre fishohet, është e arritshme, të anulohet çdo shpenzim tjetër. E neveritshme se si në këto kohë vijon të mendohet si do i shërbesh klientëve dhe jo qytetarëve", tha Basha

Ora 12:24
Basha: Nuk është koha për politik! Do kërkojmë llogari qeverisë për gjërat që s'ka bërë pasi ta kalojmë me sukses këtë betejë

"Nuk është koha për të bërë politik",. kështu shprehet kreu i PD-së, Lulzim Basha në komunikimin online me gazetarët, i cili thotë se ky është momenti që të gjithë forcat të përqendrohen në kapërcimin me sukses këtë betejë. Ai tha se do të jetë një moment i dytë, ku do t'i kërkohet llogari qeverisë.

"Nuk është koha për një debat politik, për të treguar përgjegjësitë se çfarë nuk janë bërë apo janë bërë me vonesë. Ne duhet të kemi fikus qytetarët, do ketë një kohë kur do të ketë llogari për hapat e hedhura me vonesë, koha për të përqendruar energjitë tona te kalimi me sukses me sa më pak dhimbje dhe sa më pak viktima. Kjo s'do të thotë që nuk do të themi dhe kërkojmë ato që duhen bërë. Nuk e dimë sa materiale testuar ka vendi ynë, çfarë po bëhet me testimin e mjekëve, policëve", tha Basha.

Ora 12:18
Basha: Të bëhen sa më shumë testime, ose sakrifica tre javore do të shkojë dëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vënë theksin që të bëhen sa më shumë testime të popullsisë, në të kundërtën thekson ai, e gjithë sakrifica e këtyre tre javëve do të shkojë dëm.

"Mbetet urgjence prej më shumë se 10 ditësh, ndryshimi i testimit. Ndonëse numri i atyre që është konfirmuar, është akoma në shifra të menaxhueshme, është për t'u theksuar se % e viktimave mbetet e lartë. Tregon se numri i testimeve është shumë i ulët. Me kërkesën e OBSH-së bëj thurrje rritjen e numrit të testimeve dhe të gjurmimit, dhe izolimit të sjellin rezultate të vertët. Pa këtë hap, kjo sakrificë do të shkojë dëm. Duhet ta dimë se sa të infektuar kemi dhe ku i kemi", tha Basha.