Masat për koronavirusin/ Manastirliu: Gati vendi për karantinën nëse do të jetë e nevojshme! Asnjë rast i dyshuar në Shqipëri (VIDEO)

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus, megjithatë a shtuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme. Vendi për karantinën është gati nëse do të jetë e nevojshme, është bërë trajnimi i mjekëve, janë bërë simulime për të qenë sa më të përgatitur për rastet konkrete, janë përgatitur udhëzimet, janë shpërndarë mjetet për mbrojtjen personale e ndërsa në javën e dytë të shkurtit do të jetë në Institutin e Shëndetit Publik do të bëhen analizat për koronavirusin e ri! Këto kanë qenë disa masat e marra nga ministria, pa përmendur kontrollet në dogana, që ministrja e shëndetësisë i bëri me dije teksa raportonte para Komisionit të Shëndetësisë.

 "Ka një plan parapërgatitje ndaj shpërthimit të koronavirusit të ri bazuar dhe në gjendjen e emergjencës globale. Krahas Task Forcës është dhe komiteti teknik që përbëhet nga ekspert që diskutojnë për çështjet teknike të ngritura në Task Forcë, Komiteti përditëson, por dhe rivlerëson masat e marra. Është përgatitur udhëzimi për koronavirusin dhe për rastet e dyshuara, janë bëre dhe simulime për të qenë sa më të përgatitur për rastet konkrete. Deri tani në ISHP bëhen analizat për koronavirusin, por brenda javës së dytë të shkurtit do bëhet specifikisht për koronavirusin e ri. Kanë vijuar trajnimet për personelin e ISHP dhe janë shpërndarë mjetet për mbrojtjen personale. Ne spitale janë dhomat e izolimit, 5 raste te dyshuara, dolën negativ, Shqipëria nuk ka asnjë rast të dyshuar. Është gati vendi për karantinën nëse do të jetë e nevojshme. Ka pasur një takim me spitalet jopublike për informin dhe marrjen e masave dhe pritjes së kapaciteteve", tha ministrja. 

Duke u ndalur tek virozat e stinës, Manastirliu bëri me dije se nga 6 nëntori deri më tani janë bërë 80 mijë vaksinime. Ajo bëri me dije se janë përforcuar masat në qendrat shëndetësore dhe spitale, me personel të shtuar që punojnë 24 orë me rotacion.

"Për survejancën janë në  gatishmëri për të gjitha masat në  funksion të  kontrollit të virusit të gripit. Janë marre masa për procesin e vaksinimit kundër gripit që prej 6 nëntorit, janë vaksinuar kategoritë e riskut, për here të parë për fëmijët 2-5 vjeç. Janë bëre 80 mijë vaksinime. Strukturat e shëndetësisë janë që dje gatishmërie për intensitetin e lartë të gripit. Janë përforcuar masat në qendrat shëndetësore dhe spitale. Ne Tiranë, 4 qendra shëndetësore për të ulur fluksin në QSUT.  Qendrat shëndetësore 24 orëshe kanë përballur një fluks prej 2500 vizita, është dyfishuar personeli mjekësor në QSUT për urgjencën pediatrike

Qendrat  janë të hapura deri në 8 të mbrëmjes. Me shume se 218 mjekë të angazhuar në Qendrat Shëndetësore 24 orëshe, me rotacione. Në javën e pestë vihet re se ka rritje prej 23% të infeksioneve respiratore. Ka një intensitet shumë të larte të qarkullimit në vend. Ne krahasim me vjet janë rritur me 4%. 17.700 raste me infeksione respiratore. Më tepër në qarkullim virusi i tipit A", përfundoi ministrja.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb