Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se janë afro 2 mijë punonjës të sistemit shëndetësor që do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë 24 orëve për qytetarët gjatë ndërrimit të viteve.
Në një prononcim për gazetarët, ministrja Koçiu deklaroi se janë marrë të gjitha masat për të ofruar ndihmën shëndetësore për çdo qytetar dhe për të qenë pranë tyre në çdo kohë.
“Do të jenë në gatishmëri të gjitha strukturat shëndetësore në të gjithë vendin, përfshirë këtu spitalet rajonale dhe bashkiake, por jo vetëm edhe strukturat e sistemit parësor. Janë 31 struktura të sistemit parësor që do të jenë në gatishmëri përgjatë festave të fundvitit. Janë afro 2 mijë personel shëndetësor, mjekë dhe infermierë të cilët do të jenë në gatishmëri për të shërbyer për çdo nevojë që mund të kenë qytetarët gjatë ndërrimit të viteve”, theksoi Koçiu.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu e vuri theksin dhe tek urgjencat pediatrike për fëmijët, të cilat tha se janë 4 qendra shëndetësore në Tiranë që do e ofrojnë këtë shërbim gjatë ndërrimit të viteve.
“Janë 4 qendra shëndetësore në Tiranë, të cilat do të ofrojnë urgjencën pediatrike për të gjithë të vegjlit. Pra, kushdo që ka një urgjencë pediatrike me fëmijët e tij, t’i drejtohet qendrave shëndetësore do të jenë të hapura 24 në 7 përgjatë gjithë sezonit, jo vetëm gjatë fundvitit. Qendrat shëndetësore që janë të hapura, ajo Nr.6 në Kombinat, Qendra Shëndetësore Nr.7 pranë Oxhakut, Qendra Shëndetësore Nr.8 pranë sheshit Ëilson apo Tiranës së Re dhe Qendra Shëndetësore”, rikujtoi ministrja e Shëndetësisë.
Ministrja nënvizoi gjithashtu se edhe Urgjenca Kombëtare do të jetë në gatishmëri të shtuar përgjatë fundvitit jo vetëm për të koordinuar autoambulancat në të gjithë vendin, por edhe për të ofruar ndihmën e parë të urgjencës për çdo qytetarë që do të ketë nevojë.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.5%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 127
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Realizohet në spitalin Memorial të Fierit operacioni për mpiksjen e gjakut në tru
4 Janar, 12:28
-
Tiranë/ 10 foshnje erdhën në jetë gjatë natës, duke u gdhirë 1 janari 2025! Koçiu u jep bonusin
1 Janar, 13:20
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët
28 Dhjetor 2024, 20:09
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47