Këshilli disiplinor i shkollës profesionale “Hysen Çela” ka marrë masën disiplinore paralajmërim nga puna për mësuesn, e cila nuk pranoi në mësim 15-vjeçarin Angjelos Gjokazaj, i cili humbi jetën ditën e premte. Adoleshenti u vra nga boshkmashatari i tij Devi Lala, i cili e qëlloi tre herë me thikë pas një konflikti të çastit. Nën drejtori i shkollës Hysen Çela, Enio Doka, tha se këshhilli disiplinor vendosi të zbatoj rregulloren e brendshme të shkollës duke i dhënë masën e paralajmërimit nga puna për mësuesen, e cila përcakton se në rast se ka probleme të natyrave të ndryshme me nxënësit, mësuasja duhet të lajmërojë prindërit e tij, për ti vënë në dijeni. 

“Sigurisht qė mė vjen shume keq pėr atė qė ndodhi. E di shumė mirė rregulloren qė duhet te lajmėroja prindėrit por nuk kisha kė tė lajmėroja, pasi babai i tij ndodhej nė Greqi ndėrsa nėna nė punė deri nė orėn 16.00.

Nė keto kushte i kėrkova tė vinte me prindėrit nė shkollė” ka deklaruar mėsuesja. Ndėrsa shokėt dhe shoqet e klasės kanė vendosur njė kurorė dhe tufa me lule nė bankėn e Angjelo Gjokazaj.

Nën drejtori i shkollës Hysen Cela, Enio Doka ka dhënë informacione për mledhjen e Këshillit të disiplinës në drejtori.

"Ne si drejtori mblodhëm Këshillin e disiplinës në mëngjes për të shqyrtuar rastin. I vetmi gabim i mësueses ka qenë që nuk lajmëroi familjen në kohë dhe ne si komision vendosem që t’i japim mësueses paralajmërim."

Më pas Doka shtoi se është i pamundur menaxhimi i nxënësve nga ana e mësuesve.

"Djali duhet të vinte orën e dytë në mësim por nuk erdhi më. Ngjarja ka ndodhur pas orës së mësimit, pas orës 13:30. Këto janë masat e drejtorisë. Duhet të thuhet se është një brez shumë, shumë problematik."

 

d.gj/ Shqiptarja.com