Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, bëri një reagim në Komisionin e Jashtëm lidhur me gjuhën e përdorur nga Taulant Balla kundrejt Albana Vokshit. Ai tha se “ndjesa e tij e sforcuar ishte e pamjaftueshme”, ndërsa parlamenti disproporcional, duke iu referuar përjashtimit të Agron Shehajt për 20 ditë nga Kuvendi.
“Për ne ishte shumë e rëndë që kreu i grupit parlamentar përdor gjuhë seksiste ndaj një kolegeje të vjetër të parlamentit, dhe pavarësisht ndjesës së tij të sforcuar, për ne ishte e pamjaftueshme pasi parlamenti s’ka qenë në propocion të drejtë me çfarë ka ndodhur në parlament”, tha Kapri.
Më tej, ai shprehu solidaritet me Vokshin ndërsa shtoi se shpreson për një masë për kreun e grupit parlamentar të PS, “edhe sa për sy e faqe”.
“Duke përdorur gjuhë të papërshtatshme parlamentare dhe duke thënë që po e kalojmë me një ndjesë. Kolegia ka solidaritetin tonë dhe shpresojmë që Balla të ketë një masë nga parlamenti, qoftë edhe sa për sy e faqe”, përfundoi Kapri.
Lajmi kryesor:
'Kemi numrin 0900'/ Pas sherrit në Kuvend, 'nxehen gjakrat' edhe në Komisionin e Jashtëm! Zhupa-PS: Distancohuni! Hasani i kërkon ndjesë Vokshit










