Frenimi i emigracionit, rriten në 38,700 sterlina të ardhurat që duhet të ketë pritësi për bashkimet familjare në Angli

Britania e Madhe ndërmerr një tjetër hap për të frenuar emigracionin në vend, i kthyer në shqetësim kryesor për qeverinë. Përmes një plani të prezantuar nga Sekretari i Brendshëm James Cleverly, përforcohen kriteret për dhënien e vizave të punës. Në planin me 5 pika përcaktohet qytetarët britanikë tani do të lejohen të sponsorizojnë anëtarët e familjes për të lëvizur në Mbretërinë e Bashkuar vetëm nëse personi që jeton në MB fiton 38,700 £, nga 18,600 £ aktualisht.

"Migrimi është shumë i lartë dhe duhet të ulet mjaft është mjaft", tha Cleverly në Parlament.

Analistët thonë se kjo lëvizje e re që sipas qeverisë do të ulë me gati 300.000 persona  në vit numrin emigrantëve, shihet si një përpjekje e kryeministrit Rishi Sunak për të shpëtuar reputacionin e partisë Konservatore për kontrollin e emigracionit.

Një zëdhënës i Downing Street e quajti paketën "shtrëngimin më të madh të emigracionit legal të ndodhur ndonjëherë". 

Por ekspertët paralajmërojnë se plani i ri i qeverisë rrezikon të shkaktojë kaos të mëtejshëm në sektorin e shëndetësisë. Janë rreth 152 mijë vende të lira pune për punonjësit e kujdesit në Angli dhe gjatë kontrolleve në këto qendra është konstatuar se banorët që jetojnë në to nuk marrin shërbimin e duhur, dhe ndonjëherë pa standarde e të rrzikshme.  Christina McAnea, sekretarja e përgjithshme e Unison, tha se:“Qeveria po luan ruletë me shërbimet thelbësore vetëm për të qetësuar mbështetësit e saj dhe të djathtën ekstreme.”

Së fundi, qeveria i ka kërkuar Komitetit Këshillimor të Migracionit të rishikojë rregullat për ata që përfundojnë studimet universitare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshimet u paraqitën në parlament nga sekretari i shtetit për çështjet e brendshme James Cleverly i cili deklaruar se është koha të themi “boll është boll” kur flasim për emigracionin në Angli.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!