MASH, ja degët ku fituesit
do të shpallen me konkurs

MASH, ja degët ku fituesit<br />do të shpallen me konkurs
TIRANE - Një pjesë e degëve të universiteteve publike do t’i përzgjedhin fituesit me konkurs, por edhe ata që duan të nisn studimet këtu, duhet të plotësojnë A2.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të gjitha programet e studimit të Universitetit të Arteve, të Akademisë së Arteve Shkodër dhe të Universitetit të Sporteve të Tiranës, programet "Arkitekturë (Arkitekt)" dhe “Arkitekturë (Urbanist)” të universitetit Politeknik, programet "Edukim Fizik dhe Sporte" të universitetit të Shkodrës, programi i studimit "Edukim Fizik dhe Sporte" të universitetit të Elbasanit, programet e studimit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) të Durrësit, programet e studimit të Akademisë së Arteve Shkodër, u nënshtrohen konkurseve të pranimit, të organizuar nga këto universitete.

Konkursi për programet e studimit të FASTIP zhvillohet për njohuritë në gjuhën angleze si dhe intervistë punësimi. Për këto programe studimi në procesin e llogaritjes së pikëve të maturantit kandidat merren
parasysh dhe rezultatet e konkurseve të pranimit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut