TIRANE - Ministria e Arsimit ka publikuar një listë të gjatë emërore, me rreth 701 aplikantë, të cilët i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës që t’u njohë studimet e larta, të cilat ata i kanë përfunduar në një universitet jashtë vendit.
MASH ka përfunduar këto procedura dhe tashmë i vë në dijeni aplikantët që mund të paraqiten dhe ti tërheqin. Procedura e njohjes zgjat 45 ditë nga momenti kur dosja juaj konsiderohet e plotë.
Procedura mund të zgjatet përtej këtij afati në rastet kur ka vonesa në kthimin e përgjigjeve nga institucione të tjera që lidhen me verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesi.
Megjithatë, në rastet kur nevoja për njohjen e diplomës lidhet me një afat të caktuar, si për shembull, paraqitja e kërkesës për t’u regjistruar në një program studimi, lutemi shënojeni këtë në dokumentacionin që do të paraqisni. Përvoja e punës nuk është pjesë e vlerësimit të kredencialeve akademike.
Gjithsesi, specialistët e MAASH-it sugjerojnë që në CV-në tuaj ju duhet të përfshini edhe përvojën tuaj profesionale, sepse kjo ndihmon specialistët e njohjes të kuptojnë më mirë kontekstin e shkollimit dhe punësimit tuaj (veçanërisht në kuadrin e specializimeve afatgjatë në mjekësi, drejtësi, etj.)
/Shqiptarja.com