MASH shpall formularin A3,
udhëzimet e reja të ministrisë

TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nxjerrjë sot formularit A3, për raundin e dytë të pranimeve në universitetet publike, ku listohen vendet vakante sipas degëve në universitete dhe udhëzimi me procedurat e aplikimit.

MASH ka rishpërndarë kuota pranimi edhe në degët e preferuara ku ishin plotësuar vendet siç janë degët Mjekësi, Ekonomik, Juridik.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka firmosur udhëzimin “Për procedurat e pranimit në raundin e dytë dhe regjistrimit të kandidatëve fitues në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2012- 2013”. Sipas këtij udhëzimi, aplikimet sikurse edhe në raundin e parë do të kryhen online prej datës 31.10.2012, ora 09:00 deri 02.11.2012, ora 24:00.

Kandidatët do të aplikojnë online vetëm për programet e studimit dhe kuotat e shpallura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në formularin A3. Klasifikimi i kandidatëve fitues në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë në raundin e dytë (formulari A3), bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në pikët e grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore edhe të rezultateve të konkursit të zhvilluar, si dhe të përzgjedhjes së programeve të studimit të bërë nga vetë kandidati, thuhet në udhëzim.

Më tej janë përcaktuar edhe kandidatët që kanë të drejtë të konkurrojnë në raundin e dytë të pranimeve, që janë maturantët që nuk kanë konkurruar më parë me formularin A2, por që në këtë raund do të konkurrojnë për herë të parë me formularin A3.

Sipas udhëzimit, sekretaritë mësimore të fakulteteve përkatëse në datat 8.11. deri 12.11.2012, nga ora 08:00, deri në orën 18:00 duhet të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumentave.
b) 2 fotografi.
c) Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të IALP-ve përkatëse, nga të gjithë kandidatët e shpallur fitues në këtë raund.

Në udhëzimin e MASH sqarohet se kandidatët e shpallur fitues në programet e studimit me kohë të plotë nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht studimet edhe në sistemin me kohë të pjesshme.

KUOTAT SIPAS UNIVERSITETEVE PERKATESE
Universiteti i Tiranës 753
Universiteti Bujqësor 600
Universiteti Politeknik 335
Universiteti i Korçës 807
Universiteti i Elbasanit 905
Universiteti i Gjirokastrës 570
Universiteti i Shkodrës 665
Universiteti i Vlorës 1426
Universiteti i Durrësit 935
Universiteti i Arteve në Tiranë 20
Akademia e Arteve, Shkodër 55
Universiteti i Sporteve 20
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Përse Trump do që të blejë Groenlandën? Ishulli më i madh në botë, i pasur me lëndë të para dhe në pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut

Përse Trump do që të blejë Groenlandën? Ishulli më i madh në botë, i pasur me lëndë të para dhe në pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut