Ministria e Arsimit është kundër vendimit të  dhënë një ditë më parë nga gjykata e Apelit. Të kontaktuar nga "Shqiptarja.com", ata konfirmojnë se janë vënë në dijeni të vendimit të marrë dje në këtë seancë gjyqësore, dhe shtojnë se ata kurrsesi nuk mund të jenë dakord me një vendim të tillë. Ndaj, sipas tyre, do ta çojnë në Gjykatën e Lartë. "Po, është e vërtetë se gjykata e Apelit ka rrëzuar dje vendimin e Këshillit ët Ministrave, duke i dhënë të drejtë shkollës ë lartë jopublike "Kristal". Sigurisht që ne nuk jemi dakord me këtë vendim, ndaj Ministria e Arsimit do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për këtë çështje. Dhe kjo për arsyen pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës e çmon të padrejtë vendimin e marrë dje nga Gjykata e Apelit", - ka shpjeguar për "Shqiptarja.com" zëdhënësi i MASH-it, Basir Çollaku.