DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 51-vjeçari Saimir Aliu, banues në Durrës i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrim”.
Saimir Aliu ishte i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 6 muaj burg.
Në pranga është vënë edhe 52-vjeçari N.K, banues në Durrës, i shpallur me herët në kërkim për veprat penale "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve" dhe "Fshehja e të ardhurave", me masën e sigurisë "Arrest në burg".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme
Komento