TIRANE- Biletat e transportit ndërkombëtar për deputetët dhe zyrtarët e lartë të kryeministrisë do të blihen direket me paratë e shtetit dhe jo më nëpërmjet prokurimit publik, përshkak se agjencitë kanë mashtruar me ofertat. Katër deputet të mazhorancës kanë propozuar ndryshimin e ligjit përshkak se prokurimi publik për blerjen e biletave ka çuar në prishje të kontratës si edhe ndryshim të çmimit në momentin e fundit. Valentina Leskaj, Silva Caka, Anastas Angjeli dhe Arta Dade kanë propozuar ndryshimin e ligjit për prokurimet publike, ku kërkohet që nga kjo procedurë të përjashtohen biletat për transport ndërkombëtar për Kryeministrinë, Presidencën, Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Integrimit.