Zbardhet skema se si i mashtronte biznesmenët, stomatologia nga Tirana Olesia Duka. Report Tv mëson se 38-vjeçarja krijonte marrëdhënie të afërta me biznesmenët dhe më pas u kërkonte atyre që të këmbente lekët në euro.
Pikërisht duke bërë këmbimin e parave nga lek në euro, Olesia Duka ka mashtruar bzinesmenët pasi u jepte më pak lek, në krahasim me eurot që u jepnin ata. Mes personave të mashtruar është edhe Idlir Hoxha, i cili kishte një agjenci udhëtimi si dhe një pikë për këmbimin e parave në Durrës dhe i kishte dhënë 38-vjeçares rreth 900 mijë euro.
“Shtetasja e dyshuar Olesia Duka me banim në Tiranë dhe administratore e një subjekti tregtar në fushën e stomatologjisë i është prezantuar shtetasit të dëmtuarit si mjeke e cila kishte në pronësi disa klinika dentare dhe konkretisht tetë klinika nga të cilat grumbullonte të ardhura të shumta në Lek dhe i duhej valutë në Euro me qëllim blerjen e materialeve të shtrenjta për këtë fushë.
Aktiviteti i kryer midis të dëmtuarit dhe të dyshuarit ka konsiston ne këmbimin e parave midis tyre dhe gjatë një periudhe relativisht të shkurtër janëkrijuar diferenca të qëllimshme nga ana e autorit të veprës penale, ku fillimisht në ditët e para të aktivitetit ka sjellë para në Lekë dhe ka marrëkundërvleftën në Euro në mënyrë të përpiktë dhe më pas nisur nga besimi i krijuar nga ana e të dëmtuarit ajo ka sjellë Lekë më pak sesa Eurot që kërkonte e që merrte duke krijuar kështu për një periudhë rreth dy mujore një diferencë shumë të lartë”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë, i cili shpjegon skemën e mashtrimit.
Pavarësisht se i mashtronte Olesia Duka u thoshte biznesmenëve se do t’jua kthente pas paratë pasi xhironte shuma të mëdhas në 8 klinikat e saj. Prokuroria thotë se biznesmenët mashtroheshin pasi 38-vjeçarja u tregonte disa reklamime në media që ai kishte bërë, por edhe fushata bamirësie ku ajo kishte marrë pjesë.
Ndërkohë pas biznesmenit Idlir Hoxha, 6 persona të tjerë kanë denoncuar stomatologen Olesia Duka për mashtrime. Burime të Report TV thanë nga Policia e Tiranës thanë se ditën e sotme janë paraqitur disa persona të tjerë, mes tyre edhe biznesmeni me incialet R.ZH.
Ai ka denoncuar se Olesia Duka i ka marrë 30 mijë euro dhe nuk ja ka kthyer. Denoncimet janë bërë pranë krimit ekonomik në Tiranë dhe pritet t'i bashkohen hetimeve që po kryen Prokuroria e Durrësit. Olesia Duka akuzohet për mashtrim ndaj disa personave.

/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO