Mashtrimi me kredi në SHBA,
ekstradohet çifti i moshua

Mashtrimi me kredi në SHBA, <br />ekstradohet çifti i moshua
TIRANE - Qerim dhe Zoge Agmetaj, janë ekstraduan në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dy ditë më parë pas akuzave të ngritura nga drejtësia e këtij shteti për mashtrim financiar. Çifti i të moshuarve është tranportuar nga Rinasi për në Amerikë me avjon dy ditë më parë, pasi të gjitha gjykatat në vend kanë miratuar ekstradimin e tyre drejt SHBA-ve.

Ata akuzohen se janë pjesë e një mashtrimi të madh ndaj një kompanie sigurimesh dhe investimesh, e cila ka humbur nga këto lloj kredish rreth 170 milionë dollarë. Në aktakuzën amerikanë shpjegohet se disa nga këto kredi i ka marrë në bashkëpunim me pesë persona të tjerë, të cilët janë Zoge Ahmetaj, Qerim Ahmetaj, Ilir Marku, Vaso Shani dhe Alban Sulkaj.

Nga të dhënat mësohet se ai i kishte marrë paratë për të investuar në lojëra fati, si dhe për të blerë dhe rinovuar “Bar Milano”-n dhe “Grill”-in në Willowick, në shtetin Ohio. Në të vërtetë, këto para ishin transferuar nga një llogari në tjetrën, me qëllim që të mos likuidohen kurrë ato kredi të marra. Pas kryerjes së këtij mashtrimi çifti është kthyer në Shqipëri, vend në të cilin dhe u arrestuan.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë