Departamenti i Drejtësisë në SHBA, ka sekuestruar mbi 127,000 bitcoin, të cilat kapin vlerën rreth 15 miliardë dollarë dhe ka vendosur sanksione dhe ngrirje të aseteve, që synojnë rrjetin e gjerë të biznesit nga Kamboxhia Chen Zhi në shumë vende.
Prokurorët federalë në Brooklyn akuzuan Chen Zhi-n për mashtrim dhe komplot për pastrim parash. Pasuria me vlerë rreth 15 miliardë dollarë, ishin ruajtur në portofolet e paprekura. Prokurorët thanë se Chen dhe bashkëpunëtorët e tij i kontrollonin ato. Grupi dyshohet se përdorte firma fiktive, lojëra fati online dhe minierat e kriptovalutave për të fshehur origjinën e fondeve.
Sipas dosjeve gjyqësore, punëtorët u trafikuan dhe u ndaluan në komplekse banimi në Kamboxhia, ku ata drejtonin mijëra profile të rreme në mediat sociale për të joshur investitorët. Prokurorët thanë se Chen autorizoi masa të dhunshme për të kontrolluar këta punëtorë.
Një nga komplekset, i lidhur me operacionet e kazinove të Prince Group, strehonte "ferma telefonike" të gjera të përdorura për fushata mashtruese me mesazhe.
Chen, i njohur edhe si Vincent, mbetet në arrati. Ai përballet me deri në 40 vjet burg nëse dënohet.
Komente










