Prokuroria e Tiranës zbardh skemën e mashtrimit me mikrokreditë në vlerën 7.2 mln euro! 9 masa sigurie! Qytetarit i bllokuan 14 pasuri për 348 mijë lekë (EMRAT+FOTO)

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur 9 masa sigurie, 5 “arrest në burg” dhe 4 “arrest në shtëpi” për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ pasi janë përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë. 

Si shembull për përmasat e skandalit me mikrokreditë prokuroria sjell rastin kur Micro Credit Albania, i ka sekuestruar një personi, 14 pasuri të paluajtshme për rreth 348 mijë lekë detyrim të prapambetur. Ndërsa ka zbardhur skemën e mashtrimit pramidal të kredidhënies, sipas prokurorisë 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro. Ata përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare, me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja. Subjekte të ndryshme, në kushtet e mirëbesimit, janë mashtruar për të marrë kredi të reja te institucionet financiare, për të likuiduar kredi të vjetra që ata kishin në banka, dhe këto kredi ishin blerë nga një institucion financiar. Me marrjen e një kredie të re nga ky institucion, zhbllokoheshin përkohësisht pasuritë dhe llogaritë e debitorëve, por më vonë dilte një kërkesë e re për likuidimin e shumave të tjera.   

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” për nëntë shtetas, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ të parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si pjesë e kallëzimit penal nr.3464, datë 25.02.2020, i Ministrisë së Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

Blerja e kredive të këqija

Nga aktet e sekuestruara rezulton se këto shoqëri morën nga (një bankë e nivelit të dytë) 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.

Kjo skemë është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

Kamatvonesa

Nga ana tjetër, këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 leke.

Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi.

Sa më sipër, prokuroria arriti të vërtetojë nga aktet e administruara dhe provojë me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta se përmbaruesit Arben Meskuti, Alban Kote, dhe Alketa Tanushi, kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Po kështu u provua se Kejda Seferi, në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Vjedhjes’. Ndërsa Aldo Daka. Albert Gega dhe Edmond Mato, në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore Star-FS dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale të vjedhjes. Po kështu edhe Elda Ibro, administratore e MCA, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘vjedhjes’.

Masat e sigurisë

Nisur nga provat e mbledhura, Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, çmoi se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore që ndaj personave nën hetim të caktohet një masë sigurimi me karakter shtrëngues dhe gjykata vendosi:

1 -“Arrest në burg” për Aldo Daka- administrator i shoqërive përmbarimore Star-FS

2 - “Arrest në burg” për Albert Gega- administrator i shoqërive përmbarimore Star-FS

3 - “Arrest në burg” për Edmond Mato- administrator i shoqërive përmbarimore Star-FS

4 - “Arrest në shtëpi” për Kejda Seferi- përmbaruese gjyqësore

5 - ‘Arrest në shtëpi’ për Elda Ibro- administratore e Micro Credit Albania 

6 – "Arrest në shtëpi’ për Jorsida Dervishipermbauese gjyqësore

7 – “Arrest në burg” për Arben Meskuti- përmbarues gjyqësor, ortak i vetëm i Subjektit financiar jobankë "FINAL" sh.p.k

8 – “Arrest me burg” për Alban Kote-përmbarues gjyqësore

9 – “Arrest në shtëpi” për Alketa Tanushi-përmbaruese gjyqësore

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar masat e sigurisë arrest në burg për Aldo Dakën, Albert Gegën, Edmond Maton,  Arben Meskutin. Në arrest shtëpie u lanë Kejda Seferi , Elda Ibro, Alketa Tanushi, dhe Jodisa Dervishi. Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasit Alban Kote 43 vjeç, banues në Tiranë.  

Një ditë më parë, kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë raportimit në komisionin e ligjeve, tha se mikrokreditë janë çeshtje në hetim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Arbi Agalliu: SPAK të hetojë mashtrimin me mikrokreditë, janë dëmtuar 103 mijë qytetarë! 20 mijë janë në proces mashtrimi

Sekretari për Programin në Partinë Demokratike, Arbi Agalliu, përmes një deklarate për shtyp ka kërkuar nga Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tqë të hetojë  skemën e mashtrimit me mikrokreditë. Sipas Agalliut nga kjo skemë janë dëmtuar 103 mijë qytetarë.

“Piramidat e Edi Ramës kanë dëmtar 103 mijë qytetarë dhe rreth 20 mijë prej tyre vazhdojnë të jenë në proces mashtrimi nga institucionet financiare që janë frymëzuar, ngritur dhe toleruar nga ai dhe shpura e zyrtarëve të korruptuar. 510 milionë euro janë paguar nga qytetarët më të pamundur të shoqërisë shqiptarë të cilët të presionuar nga funksionarët publik janë detyruar të paguajnë detyrime që nuk i kanë marrë kurrë. 570 milionë euro asete janë bllokuar ose kaluar për llogari të këtyre mashtruesve financiar si pasojë e lejimit të procedurave të paligjshme nga ana e hipotekave apo si pasojë e mos ushtrimit të kontrollit të organeve kompetente mbi përmbaruesit që kanë shkelur ligjin për të ndihmuar këto piramida moderne të ideuara dhe mbështetura nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij”, u shpreh Agalliu.

“Partia Demokratike e Shqipërisë i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK që të çojë deri në fund hetimet e nisura për këtë skemë gjigande mashtrimi si dhe të marrë në përgjegjësi penale të gjithë zyrtarët e lartë që kanë pasur dijeni për të”, shtoi Agalliu.

Ora 13:28
EMRAT+FOTO/ Kush janë 8 nga 9-të të përfshirët në skemën e mashtrimit me mikrokreditë në Tiranë, zhvatën 7.2 mln euro

 

Report Tv sjell me emra dhe foto 8 nga 9 administratorët e subjekteve financiare dhe përmbaruesit të përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë në Tiranë. Ata janë Aldo Daka, Albert Gega Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro.

 

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taksia: 24/05/2024 08:37

    Bravo u qoft ketyre qe rropen kredimarresit..keshtu e duan shqiptaret shtoi drurin dhe pakesoi buken edhe kenaqen...

    Përgjigju
  • Iris: 24/05/2024 01:25

    Skema ne fjale nuk eshte dhe aq mashtrim,por ne Shqiperi mund te jete abuzuar rendshem.Ne bote njihet si rifinancim.T'a zeme se ble me hua nje shtepi dhe per 100 arsye,sado qe perpiqesh nuk ja del dot te paguash kestet e huase,atehere ne loje hyn /rifinancimi/ qe te shpeton,por ka kushte me te renda,sepse me huane e /rifinancimit/ nuk ka numra si mund te besh me huane e pare.Kete te dyten duhet t'a paguash nje per nje,pa leshime e pershtatje.Ajo qe perben krim ne rastin e mesiperm,eshte fakti qe i kane detyruar klientet te marrin /rifinancim/ dhe mbi te gjitha, duket nje perzgjedhje e qellimshme.Kane perzgjedhur persona qe e dinin qe nuk paguanin dot dhe i kane fundosur dhe me keq,pa u lene mundesi qe t'a zgjidhnin problemin e kesteve me metoda te tjera si shitjen e ketyre pronave nga te zotet,etj.

    Përgjigju
  • Vini: 23/05/2024 19:15

    Permbaruesit ne Shqipëri, e sidomos ne Tirane, sillon si organisâtes magioteuse. Nuk e kane fare frike ligjin. Vendosin Gjinaj dhe mashtrojne. Shume en e ketyre palaçove, vjet i gjeje neser Spumaparty ne Llaman. Shpresojme qe ligjvenesi t’ia bejme me te veshtire rrugen e mashtrimit te qytetareve. Keta persona jane hajdute dhe duhen perjashtuar pergjithmone nga Zakari qe ushtronin !

    Përgjigju
  • Ura e thive: 23/05/2024 18:28

    Sa te harrohen ita kan me dal do mashtrusa tjer.Kto jan te ngjashem si firmat piramidale

    Përgjigju
  • Niku: 23/05/2024 17:21

    Jeta jane me te rrezikshem se trafikantet e droges ,,,minimo nga 20 vjet burg.. i kane cmendur kreditoret u kane prishur familjet.

    Përgjigju
  • Shqip: 23/05/2024 14:44

    Keta duhen mbledhur bashke e ti zhdukesh te Mali me Gropa!

    Përgjigju
  • I.M: 23/05/2024 14:36

    Shiko si janë kapur 4+4

    Përgjigju
  • Meskuti eshte Monster: 23/05/2024 14:26

    Te pa shpirt! Ne burg me gjithe pasuri te sekuestruar!

    Përgjigju
  • Sapa: 23/05/2024 14:03

    E rendesishme eshte qe turistet e Rames vizitojne shqiperine.

    Përgjigju
  • Teu: 23/05/2024 13:58

    Keta te rinjt e sotem u mesuan te fitojne pa merite...pa shkolle...dardha e ka bishtin mbrapa

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 23/05/2024 12:17

    Merini çdo qindark që kan kta lloi wc ësh. Futini në burg e me detyrim të punoin në minjer kta derra të flliqur.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 23/05/2024 11:32

    Denim maksimal per keta maskarenj qe u kane shkaterruar jeten kushedi sa e sa njerezve!

    Përgjigju
  • bamboloni_automat: 23/05/2024 10:32

    Mor te uruar, mor far e poshter mashtruesish dhe dallaverexhijsh. Po si mor nuk u bete njerez or hajvana me marsup.

    Përgjigju
  • pet.: 23/05/2024 10:30

    Me beri pershtypje "barazia para ligjit" : meshkujt te gjithe arrest me burg, ndersa femrat arrest shtepie.

    Përgjigju
    • Or tej: 23/05/2024 17:20

      Urgjentisht pakica e te ndershmve te gjithe ne burg e te pandershmit te lirohen or teeeejjjjj

    • o peto: 23/05/2024 15:39

      nuk ka vende te burgu I grave,vec me i cu tek burrat

    • Brni: 23/05/2024 13:16

      Seksi dobet pra ,se ngelen duke then te drejta te barabarta me meshkujt ne burg grat arrest shpie

  • 313: 23/05/2024 09:40

    Gjykata duhet te shpalli moskopetence per kte veper se i takon spakut dhe gjkko. Dmth deshtim total i sistemit juridik.

    Përgjigju
    • Qifja: 23/05/2024 10:35

      Gjykates ja ka bllokuar MCA llogarine

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!